Të pasmet e mëdha, pse dëmtojnë shëndetin!

Në shumë vende parapëlqehet eleganca, por në Venezuelë, parapëlqehen prapanicat e mëdha. Tendenca e grave për të bërë ndërhyrje kirurgjikale për të rritur përmasat e të pasmeve të tyre janë bërë ndërkohë shqetësim serioz për shëndetin publik.

Përgjatë shumë viteve, kirurgjia plastike në këtë vend përdori një materjal të quajtur silikon likuid që injektohej drejtpërsëdrejti në të pasme, por kjo lëndë i shkaktoi probleme të rënda serioze grave që e përdorën.

Injektimi është një nga procedurat më të zakonshme të kirurgjisë plastike në Venezuelë, të cilën gratë e përdorin për të arritur atë që shoqëria e vendit e konsideron “të bukur”. Deri në 30 për qind të grave mes 18 dhe 50 vjeç kanë zgjedhur të kenë injeksione të tilla, me një procedurë që zgjat vetëm 20 minuta dhe kushton jo më shumë se 300 dollarë. Por me kalimin e viteve, gratë që kanë përdorur këtë praktikë për t’u bërë “të bukura” kanë vuajtur efekte anësore të tmerrshme si infeksione, fryrje dhe probleme në të ecur.

“Silikoni mund të migrojë në pjesë të tjera të trupit për shkak se nuk ka barriera që ta ndalojnë. Trupi mund të reagojë me sistemin imunitar kundër materjalit të huaj duke krijuar shumë probleme,” thotë Daniel Slobodianik, një kirurg plastik duke shtuar se pasojat mund të shfaqen shumë vite pas ndërhyrjes.

Qeveria e Venezuelës e ndaloi praktikën në vitin 2012, por ndërkohë dhjetëra gra në vit raportohen se vdesin nga pasojat e kësaj ndërhyrjeje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail