Dushi i ngrohtë apo i ftohtë – cili është më i mirë?

Dëshironi ju dush të ngrohtë – nën të cilin do të qëndroni derisa nuk fishkeni? Tretmani i këtillë relakson, mirëpo a është kjo zgjedhja më e mirë?

Pavarësisht nga kjo se a dëshironi dush të ngrohtë apo të ftohtë, gjithsesi rekomandohet që para përfundimit të dushit të lëshoni ujë të ftohtë! Në këtë mënyrë poret mbyllen, pastaj lëkura mbrohet nga papastërtitë. Uji i ngrohtë është i mirë sepse hap poret dhe mundëson në mënyrë të efektshme pastrimin e trupit.

Megjithatë, dushi i ftohtë ka një sërë përparësish. Para së gjithash, nxit metabolizmin e trupit. Kur uji i ftohtë prek lëkurën ajo tkurret. Gjaku qarkullon nga brenda dhe kështu forcon qarkullimin e trupit.

Uji i ftohtë gjithashtu rinon trupin dhe zvogëlon nivelin e stresit. Ndikon në qetësimin e lëkurës së irrituar apo të djegur nga dielli, pastaj në normalizimin e frymëmarrjes. Sa u përket flokëve, uji i ftohtë zvogëlon elektricitetin, pengon thyerjen dhe dëmtimin, pastaj u jep shkëlqim të veçantë. Megjithatë, është mirë të jeni të kujdesshëm. Dushi i ftohtë nuk u rekomandohet personave të cilët kanë probleme me qarkullimin e gjakut dhe me zemrën. Njësoj vlen edhe për personat e moshës mbi 45 vjeç.

Dushi me ujë tepër të ngrohtë, sado që të jetë i këndshëm, i ka anët negative. Mund të ndikojë "shumë" në nerva, pastaj në shfaqjen e plogështisë dhe trullosjes, i zhduk vajrat natyrore nga fytyra dhe dobëson tretjen. Dushi tepër i ngrohtë than flokët, por edhe mund ta bëjë edhe lëkurën të vrazhdë dhe të shkaktojë të kruara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail