I bie violinës gjersa operohet në tru!

Kur Roger Frisch në vitin 2009 vërejti se duart e tij po dridhen, shumë u shqetësua. Violinist, i cili kishte më shumë se 40 vjet përvojë profesionale, më nuk mundte t’i binte violinës me lehtësi.





Mjekët e diagnostikuan këtë me dridhje të zakonshme, ndërsa zgjidhja e vetme ishte stimulim i thellë i trurit.

Procedura përfshin instalimin e të ashtuquajturit mbajtësi i ritmit të trurit, i cili dërgon impulse elektrike në pjesë të caktuara të trurit.

Ndërsa ky ‘aparat’ është përdorur për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, depresionit klinik, sindromit “Tourette”, dridhjeve dhe dhimbjeve kronike, transmeton Telegrafi.

Për t’i gjetur pjesën e trurit që i shkakton dridhje, kirurgët kanë futur në funksion elektroda për të stimuluar pika të ndryshme të trurit të tij.

Pasi që dridhjet ishin shumë të dobëta, kirurgët nuk ishin të sigurt se cila pjesë e trurit po i shkaktonte dridhjet violinistit. Prandaj ishte e nevojshme që pacienti të jetë i zgjuar.

Për të kryer këtë operacion nuk ishte e lehtë, megjithatë, Frisch, jo vetëm se qëndroi i zgjuar, por gjatë intervenimit kirurgjik, ai luajti me violinë.

Ndërsa, pas vendosjes së elektrodave në tru, mjekët ishin në gjendje për të vlerësuar se cila pjesë e trurit po i shkakton dridhje Rogerit.

Vlen të theksohet se pas kryerjes së operacionit me sukses, tre javë më vonë, Frisch ka performuar me Orkestrën e Minesotës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail