SHBA: 300 gra dalin lakuriq në publik, për Protestë në New York!

Një grup i madh femrash të të gjitha racave – të drejtuara nga Grupi i të Drejtave të Grave në Nju Jork, parakaloi gjysmë i zhveshur lakuriq në rrugët kryesore në qendër të Nju Jorkut, dje në ditën e cila quhet “GoToplessDay” ose “Dita për të dalë Lakuriq”.



Një ditë e bukur kjo e verës që është zgjedhur thonë këto gra për të bërë simabs tyre promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë, megjithëse, shumica e grave në botë këtë e quajnë se është një mënyrë e pazakontë – pra simbas tyre është turpë.



Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto gra thonë se ato po kërkojnë të drejtën për të të dalë në publik me gjoksin jashtë, për të qenë edhe ato të barabarta me burrat.



Dhe me këtë rast ato shfrytëzojnë këtë ditë për çdo vit, të protestojnë.



Ato kan zgjedhur të dielën e fundit të muajit gusht, duke përafërsuar datën 26 gusht, që është një tjetër datë e rëndësishme historike për feministet dhe që është “Dita e Barazisë së Grave”.



Më shumë se 300 gratë nga disa shtete amerikane – por shumica nga Nju Jorku, kishin vendosur dje për të pa ato mbulesat e pjesës së gjoksit të grave, duke tërhequr mjaft vëmendje në bulevardin Broadway dhe parkun qendrorë në mes të qytetit të Manhattanit në Nju Jork në shënimin e Ditës Kombëtare Topless.



Ato mbanin pankarta që lexonin “goditje barrierave të barazisë, duke shpresuar si u shpreh disa prej tyre për gazetarët që me këtë lloj mënyre të protestës ato të ndryshojnë diçka.



Zëdhënësia e GoToplessDay, Rachel Jessee tha, “Nju Jorku është një vend ideal” për paradën Topless, “Që nga viti 1992, ky ka qenë një nga qytetet e pakta në Shtetet e Bashkuara apo në botë, ku të drejtat e e grave pa mbulesë (sutjena) në pjesën e sipërme të grave në gjinjët e tyre janë të njohura tashmë me ligj.” Në të vërtetë, siç e dimë të gjithë vetëm me protesta të tilla, u lejua që modelet pa pjesë të sipërme janë të lejuara për të pikturuar në mes të Times Square” tha ajo..



Ajo shpjegon, se “Në shoqërinë tonë, burrat dhe gratë do të duhej të kenë të drejta të barabarta. Por gratë janë arrestuar zakonisht, gjobitur dhe poshtëruar vetëm se kan qenë të guximshme për të shkuar pa syprinë në publik, një liri që burrat e kanë pasur për dekada … Më 26 gusht, 1920, pas një lufte 72-vjeçare, Kushtetuta e SHBA është ndryshuar për t’u dhënë grave të drejtën për të votuar.

 Dhe në vitin 1970, si një kujtesë e vazhdueshme e barazisë së grave, Kongresi shpalli 26 gusht Dita e barazisë së Grave. Por edhe në shekullin e 21-të, gratë duhet të ngrihen në këmbë dhe të kërkojnë që barazia në fakt, jo vetëm me fjalë të jetë edhe në publik njësoj me burrat. ” thotë zëdhënësia e GoToplessDay, në Nju Jork, zonjusha Rachel Jessee.



“Ajo që është interesante është se unë kam marrë një sasi të madhe të mbështetjes nga komuniteti mashkullor. Komenti i vetëm negativ që kam marrë, për këtë lloj dalje në publik – lakuriq është nga gratë, por unë kam shpresë, se me këtë që ne po bëjmë sot do të edukohen edhe ato gratë që u vjen turp me dalë lakuriq në vendet publike”, thotë Kelly Rupp, një nga gratë aktiviste e të drejtave të grave në Nju Jork.



Go Topless Day gjithmonë bie në të dielën më të afërt me Ditën për Barazi të Grave, që është këtë të martën , pra nesër.

Kjo është caktuar me rastin e shënimit të 26 gusht 1920 kur gratë në SHBA, kan fituar të drejtën e tyre për të votuar në bazë të barazisë gjinore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail