Gjermania lejon incestin mes të rriturve!

Këshilli i Etikës gjermane, një organizëm i emëruar nga qeveria federale, kërkoi të mërkurën që të shfuqizojë ndalimin ligjor të incestit për të rriturit, përkatësisht marrëdhënies midis vëllezërve dhe motrave të cilët kanë kaluar moshën e adoleshencës.

Sistemi i drejtësisë penale nuk është mjet i duhur “për të mbrojtur tabutë sociale”, pohon Këshilli, me bazë në Berlin.

Propozimi i Këshillit, i cili ka një rol këshillues në qeveri dhe parlament, në Gjermani do të hyjë në fuqi përkrahë disa vende të tjera evropiane si Belgjika, Holanda, Spanja, Portugalia dhe Luksemburgu, transmeton Telegrafi.

Këshilli, i cili emërohet nga qeveria federale, së bashku me deputetët në parlament, ka 26 anëtarë dhe këshillon politikanët rreth etikës që lidhen me çështjet sociale, shkencore, mjekësore dhe ligjore.

Në një dokument të lëshuar të mërkurën, Këshilli i bëri thirrje parlamentit gjerman që të shfuqizojë dispozitën rreth incestit në ligjin penal, duke argumentuar se “kjo nuk është punë (ligji penal) për të vendosur standardet morale ose të caktojë moshën e marrëdhënies seksuale në mes të qytetarëve të pjekur”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail