10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin në botë tani

Shumë ngjarje ndodhin dhe ‘humbin’ në të shkuarën. Të tjera priten të ndodhin në të ardhmen. Kështu publikohen 10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin në botë tani dhe që duhet t’i dini deri të hënën tjetër.

1. Dy ministre japoneze kanë dhënë dorëheqje. Ajo e ekonomisë, Yoko Obuchi, pasi dyshohet se ka blerë kozmetikë me paratë e shtetit, dhe ajo e drejtësisë, Midori Matsushima, për shkelje të ligjit të zgjedhjeve.

2. Dhjetëra persona mund të jenë në rrezik, shkak mund të bëhet kontakti që kanë pasur me Thomas Eric Duncan, pacientin që u kthye nga Liberia në Dallas dhe që humbi jetën nga Ebola.

3. Një 44 vjeçare nga Spanja, që dyshohej se kishte virusin Ebola, nuk e ka këtë sëmundje.

4. Një anije që po bartte një punëtor shëndetësor, u kthye në Dallas, me rezultate të mira kundër Ebolës.

5. Kryeministri indian, Narenda Modi ka publikuar planin e ri ekonomik. Plani prek shumë edhe çështjen e karburanteve në vend.

6. Protestat pro-demokratike në Hong Kong që kanë nisur për gati një muaj po bëhen të dhunshme.

7. Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë kurdët në qytetin e Kobanit në Siri.

8. 1450 fluturime janë anuluar sot në Lufthansa për shkak se pilotët kanë qenë në grevë.

9. Kanadaja ka dërguar në OBSH disa mostra të një eksperimenti që mund të zbulojë vaksinën kundër Ebolës.

10. Kometa gjigante që kaloi mbrëmë nga Marsi nuk do të kalojë më për miliona vite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail