Bërja seks shtatë herë radhazi, besojnë se u sjell fat!

Ky është një nga sekretet më të çuditshme dhe më së miri të ruajtura në Indonezi. Në një vend ku myslimanët janë shumicë, mijëra pelegrinë udhëtojnë në Gunung Kemukus, përkatësisht në “malin e seksit” për të bërë seks me të huajt - si pjesë e një ceremonie fetare.

Në mënyrë që rituali të konsiderohet i përmbushur, pelegrinët duhet që çdo 35 ditë të kryejnë marrëdhënie seksuale shtatë herë radhazi.

“Kjo është një histori mjaft bizare. Disa vjet më parë kam lexuar një artikull në lidhje me të. Kjo më mori shumë kohë për të arritur atje”, tha gazetari, Patrick Abboud, duke shtuar se është "tepër e mahnitshme", transmeton Telegrafi.

Rituali përfshinë mijëra pelegrinë. Patrick pohon se në këtë ritual ndonjëherë marrin pjesë deri tetëmijë persona gjatë një nate.

“Është e vështirë që të kuptohet, por pasi arrita atje, mu deshën disa javë që ta dëshmoj”, tha ai.

Rituali i lashtë zhvillohet që nga shekulli i XVI, ndërsa pelegrinët besojnë se kjo iu sjell fat dhe pasuri. Pjesëmarrësit në këtë ritual janë persona të kategorive të ndryshme shoqërore, të tillë si meshkuj të martuar, amvise, zyrtarë të qeverisë, prostituta.

Për një vend në të cilin feja dhe seksi është tabu, ideja e “malit të seksit” duket shumë e çuditshme. Historia fillon në shekullin VI, kur një princ i ri indonezian kishte një aferë seksuale me njerkën e tij. Ata ikën në këtë mal, ku kryen marrëdhënie seksuale, ndërsa gjatë njërit prej akteve janë kapur, u vranë dhe u varrosën atje.

Vend i shenjtë në këtë mal ekziston edhe sot, ndërsa ata që nuk kanë marrë pjesë në këtë ritual, besojnë se nëse këtë e bëjnë, kjo do të ju sjell fat.

Gazetari nuk ka takuar ndonjë pelegrin nga vendet Perëndimore, por njerëzit vijnë nga të gjitha pjesët e Indonezisë për të parë nëse fati do t'iu ndryshojë.

“Ky është një ritual Javanez, që në thelb është ndryshe nga bota myslimane, shumë më ndryshe nga çdo gjë tjetër në Indonezi. Besimet janë përzierje e islamizmit, hindizmit dhe budizmit”, thotë gazetari.

Ritual është bërë aq popullor, sa që është kthyer në një atraksion turistik. Edhe pse autoritetet janë në dijeni të asaj se çfarë po ndodh në këtë mal, shtiren se nuk po shohin asgjë, transmeton Telegrafi.

Përndryshe, në mal më shumë vijnë meshkuj sesa femra, kështu që në këtë vend, tani shërbimet e tyre po i ofrojnë edhe prostitutat. Pikërisht për shkak të prostitucionit, shtrohet pyetja se si është e mundur që të marrin pjesë në këtë ritual edhe liderë fetar.

Problem tjetër janë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për të cilën gjë është hapur edhe një klinikë në mal.

“Kam biseduar me mjekun dhe ai më pohoi se shumica e prostitutave janë të prekura nga sëmundjet e transmetueshme seksuale, ndërsa burrat nuk përdorin prezervativë”, pohoi Patrick.

Abboud foli me pelegrinen, Mardiyeva, një e ve, e cila kishte probleme financiare gjatë dy viteve të fundit. Ajo jeton në një qytet të vogël të Javanit dhe ka përfunduar vetëm një mision, përkatësisht ka kryer marrëdhënie seksuale shtatë herë radhazi. Ajo pohoi se tani puna e saj po shkon më mirë dhe se ka më shumë para, e cila, siç thotë ai, ndoshta është dëshmi se rituali ka kuptim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail