Ja çfarë ëndrrash shohim kur jemi pranë vdekjes!

Pak para se të ndërrojnë jetë, shumë njerëz përjetojnë ëndrra e vizione të bukura dhe kuptimplota, sipas studimeve të gjithë kulturave dhe gjatë historive. Megjithatë janë kryer pak kërkime shkencore lidhur me këtë fenomen. Një studim i ri në gazetën amerikane “Kujdesi Paliativ”, i cili është i pari që përqendrohet në perspektivën e pacientit, zbuloi se shumica ëndrrave janë burim komoditeti personal.

Ata shpjegojnë se ëndrrat sjellin një ndjenjë paqeje, një ndryshim në perspektivë ose pranimin e vdekjes, duke sugjeruar se profesionistët mjekësor duhet t’i njohin vizionet, si pjesë pozitive e procesit që të vdekjes.

Hulumtuesit në Daemen College studiuan 63 pacientë në një bujtinë gjatë një periudhe 18 mujore. Pacientët pyeteshin çdo ditë për ëndrrat dhe vizionet, duke shënuar përshkrime të hollësishme rreth tyre. Shumica e pjesëmarrësve thanë se, përjetuar të paktën një ëndërr apo vizion të paharrueshme në qartësinë e tyre, e cila ishte e karakterizuar nga realizmi dhe rëndësia emocionale.

Analiza e studimeve zbuloi 6 kategori të ëndrrave, si p.sh. ëndrra kur pjesëmarrësit shikonin të dashurit e tyre. Studiuesit shpjeguan se pacientet që i afrohen vdekjes, kalojnë nga ëndrrat ku takohen me njerëzit që janë gjallë, tek ëndrrat me njerëzit që nuk jetojnë më, pasi i përshkruajnë si inkurajuese.

Përfundimi kryesor që doli pas këtij studimi ishte se, në fund të jetës së tij njerëzit shikojnë ëndrra dhe vizione që janë të këndshme për njerëzit.

Studimet e mëparshme kanë ardhur në përfundime të ngjashme: një studim i infermiereve në 2013 zbuloi se 89% besonin se këto përvoja ishin të lidhura me vdekjet e qetë dhe paqësore.

Vizionet e personit që është drejt vdekjes

Kur pacienti i afrohet vdekjes, ata shpesh kanë ëndrra realiste dhe të paharrueshme, në një ose më shumë prej këtyre 6 kategorive, sipas studimit të ri:

1. Ndjenjë rehatie: Një person i dashur, që ka vdekur ose jeton, ofron ngushëllim.

2. Përgatitja për të shkuar: Pacientët përgatisin veten për një udhëtim. Në ëndrrën e një pacienteje, ajo mori një aeroplan bashkë me djalin e saj (të gjallë) dhe ndjeu ngushëllim.

3. Të shohësh ose të angazhohesh me të vdekurit: Miqtë dhe të afërmit e të ndjerit luajnë një rol të rëndësishëm, në shumicën dërrmuese të pacientëve raportuan se ishte inkurajuese.

4. Të dashurit që e presin: Miqtë e vdekur shpesh duket se janë “duke pritur”. Tre ditë para vdekjes së saj, një grua raportoi dy vizione dhe ëndrra, sikur ishte në majë të një shkalle kur bashkëshorti i saj (i vdekur), ishte duke e pritur në fund.

5. Përvoja shqetësuese jetësore: Pacientët mund të rishqyrtojnë përvojat traumatike të jetës, të tilla si lufta, abuzimit e fëmijërisë, situata të vështira apo marrëdhënie.

6. Punë të papërfunduara: Disa pacientë raportojnë ëndrrat shqetësuese, të cilat kanë në qendër frikën e të mosqenit në gjendje për të kryer disa punë të rëndësishme. Dy nëna të reja ëndërronin shpesh duke u kujdesur për fëmijët e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail