Vajza nga Turqia, e lindur pa krahë, noton dhe vizaton

Shtatëvjeçarja Nisa Nur Xhalik nga Samsuni i Turqisë veriore, e cili ka lindur pa krahë poshtë bërrylave, noton dhe vizaton duke përdorur vetëm këmbët. Nisa këtë vit filloi edukimin në një qendër për rehabilitim, ku do të ndjek mësimet për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Para se të vinte në këtë institucion, për shkak të frikës së madhe, nuk hynte në pishinë dhe nuk notonte. Por, me ndihmën e mësuesve dhe stafit profesional tejkaloi frikën dhe filloi mësimet e notit, ndërsa pas tre muajsh mësoi të notoj vet.

Por kjo vajzë këmbëngulëse nuk u ndal me kaq dhe për një kohë të shkurtër filloi të vizatoj duke përdorur këmbët. Nisa në një bisedë me gazetarin e agjencisë Anadolu, tha se kishte frikë të notonte. "Nuk dëshiroja të hyja në pishinë, sepse kisha frikë nga uji. Por më pas u mësova. Tani vetëm notoj.

Mund të notoj edhe me shpinë. Muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në gara që do të mbahen, ku bëhet përzgjidhja e ekipit kombëtar", tha Nisa.
Instruktori për not Atilla Akbulut deklaroi se Nisa në fillim qante nga frika e ujit, por, siç thotë ai, më vonë, nëpërmjet lojës, mësoi notin. "Pas vetëm një muaji u adaptua në pishinë. Pas asaj filluam të mësuarit e teknikave të notit. Nisa tani vet kërcen në ujë dhe noton", tha instruktori i saj.

Ai beson se kjo vajzë këmbëngulëse do të zgjidhet në ekipin kombëtar për personat me aftësi të kufizuara në garën që do të mbahet në Mersin.

"Para nesh është gara e Mersinit. Shpresoj se këtu Nisa do ti tregojë aftësitë më të mira dhe do të zgjidhet në ekipin kombëtar", tha Akbulut.

Është i mendimit se në Turqi një numër shumë i vogël i njerëzve me aftësi të kufizuara merren me sport.

"Kjo situatë është, në një farë mënyre, paraqet avantazh për Nisën e cila merret me sport. Do ta ndihmojë që në të ardhmen të bëhet pjesë e ekipit kombëtar", tha instruktori i saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail