Fshati i fjetur në Kazakistan

Banorët e fshatit Kalaç të Kazakistanit vuajnë nga një sëmundje misterioze – rënie në një gjumë të thellë, ndërsa zgjohen vetëm pas disa ditësh.

Banorët e këtij vendi, të cilët fshatin e tyre e quajnë "Sleepy Hollow", thonë se sëmundja u shfaq papritmas.

Banorët dëshmojnë se në gjumë të thellë hyjnë të gjitha moshat – nga fëmijët deri tek të moshuarit.



Një nga rastet e fundit ka ndodhur në fillim të shtatorit, ditën e parë të shkollës. Tetë fëmijë kanë fjetur mbi 24 orë.

Disa javë më parë, të paktën 20 banorë fjetën në shtëpitë e tyre dhe gjatë rrugëtimeve të gjata për rreth një javë!

Grupe të shkencëtarëve nga e gjithë bota, duke përfshirë virologë, radiologë dhe toksikologë, vizituan Kalaçin gjatë viteve të fundit në mënyrë që të zgjidhin misterin e fshatit të përgjumur, por të gjithë mbetën të befasuar.

Ekspertët thonë se fëmijët kanë simptome encefalopati toksike, ose shqetësime në tru, ndërsa të rriturit kanë të gjitha karakteristikat e goditjes në tru.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail