Qabeja dhe misteri i saj

Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) është shprehur e habitur me rrezatimin e pafund që përqendrohet në qytetin e shenjtë të Mekës.

Hulumtuesit myslimanë besojnë se ky rrezatim ka lidhje dhe karakteristika në mes të Qabesë në planetin Tokë dhe Shtëpisë së frekuentuar (Bait-ul Mamur) në qiellin e shtatë.

Neil Armstrong, ka dëshmuar se qyteti i Mekës është qendra e planetit Tokë. Ky fakt është shqyrtuar nëpërmjet një studimi shkencor. Kur Neil Armstrong për herë të parë ka udhëtuar në hapësirë dhe ka marrë fotografitë e planetit Tokë, ai ka thënë: “Planeti Tokë është i varur në një zonë shumë të errët, kush e var atë?”

Pas hulumtimeve të shumta, është vërejtur se rrezatimi përqendrohet në qytetin e Mekës, në origjinën e saktë të Qabesë. Çfarë është e çuditshme është se rrezatimi është i pafund, kjo është vërtetuar kur ata kanë marrë fotografitë e Marsit dhe kanë vërejtur se rrezatimi vazhdon përtej Marsit.

Në mes të polit verior dhe atij jugor, atje është një zonë e quajtur "Zona Zero Magnetike", kjo do të thotë se në qoftë se ne e tërheqim një busull në këtë fushë, atëherë gjilpëra e busullës nuk do të lëvizë fare për shkak të tërheqjes të madhe nga të dy polet.

Pse në qoftë se dikush jeton në Mekë, ai do të jetojë më gjatë dhe është më i shëndetshëm, kjo është për arsye se nuk është i ndikuar nga forcat e shumta të gravitetit. Prandaj kur ne jemi rreth Qabesë, është sikur ne jemi ringarkuar me një energji misterioze, kjo është një fakt që është vërtetuar shkencërisht.

Një hulumtim tjetër është bërë për Gurin e Zi në Qabe. Guri i Zi është më i vjetri në botë dhe mund të notojë mbi ujë. Në një muze në shtetin e Anglisë, janë tri copëza të gurit të zi të Qabesë. Muzeu thotë se copëzat e gurëve nuk janë prej sistemit tonë diellor, transmeton ATSH.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail