Një asteroidi do të fluturojë pranë Tokës të hënën

Një asteroid i madh do të fluturojë pranë Tokës ditën e hënë, por NASA na siguron se nuk duhet të shqetësohemi. Asteroidi i quajtur 2004 BL86 do të kalojë në një distancë prej 1.2 milionë kilometrash pranë Tokës, ose rreth tre herë sa është distanca me hënën.

Mund të pyesni: A nuk është kjo diçka që ndodh gjatë gjithë kohës? Po dhe jo. Vërtet, ka plot asteoridë që përbëjnë kërcënim për tokën, rreth 550 syresh. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk është parashikuar ta godasë planetin tonë tani afër.

Mirëpo asteroidi 2004 BL86 është i madh – rreth gjysmë kilometri. Ai do të jetë asteroidi më i afërt që njohim me këtë madhësi, që pritet të fluturojë pranë Tokës deri në vitin 2027. Po ashtu, ai është interesant, pasi mund të shihet nga toka me dylbi të fuqishme, ose teleskop. Kjo është një mundësi e rrallë për shumicën prej nesh.

Shkencëtarët e NASA-s do të filmojnë imazhe të asteroidit me radar, duke përdorur antenën e Rrjetit të Thellë Hapësinor, me bazë në Goldsonte të Kalifornisë dhe Observatorin Arecibo në Porto Riko.

Nëse nuk keni dylbi apo një teleskop, mund ta shikoni asteroidin nga kompjuteri tuaj përmes The Virtual.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail