Si ta zbuloni se po ju përgjojnë celularin?

Rruga zyrtare që mund të ndjekë një individ për të kuptuar nëse i përgjohet apo jo telefoni fiks ose ai celular, është kërkesa pranë kompanisë që ofron shërbimin.

Sigurisht që një

përgjigje mund të vijë dhe standardi i pritshëm i kësaj përgjigjeje mund të jetë:

Përgjimi i numrit tuaj telefonik bëhet vetëm me urdhër të gjykatës shqiptare.

Po vetë, a mund të kuptoni nëse ju përgjohet telefoni?

Po, në media të specializuara ndërkombëtare raportohet se ka disa shenja që tregojnë se telefoni juaj mund të jetë duke u përgjuar.

Përsëritja e zërit apo jehona

Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.

Pasi keni mbyllur telefonin

Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi.

Bateria e nxehtë e celularit

Në qoftë se bateria e telefonit tuaj celular është e nxehtë ndërkohë që ju nuk e keni përdorur telefonin në disa minuta të mëparshme, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.

Shenja të jashtme në celularin tuaj

Në qoftë se shikoni që drita e ekranit të telefonit tuaj celular ndizet pa e hapur ju, kjo tregon se ndoshta dikush po punon duke bërë transferim të dhënash nga telefoni juaj, ose edhe po ju përgjojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail