Dashnorët me qira në Kinë

Tregu më i madh kinez në internet, "Tobao", ofron gjithçka: prej balonave në formë gomari, e deri te minjtë dhe transplantet e gjirit. E tani, në këtë treg mund të gjesh edhe të dashur me qira.

Kinezë të shumtë janë duke ofruar dashurinë e tyre prej 160, deri në 1.599 dollarë në ditë – derisa nevojitet pagesë shtesë për aktivitete romantike, si mbajtja e duarve, shkuarja në kinema së bashku dhe ledhatimet.

Por, "të dashurit me qira" nuk janë vetëm për zemra të vetmuara. Shërbimet e tyre po përdoren më së shpeshti nga gratë kineze, që i janë afruar të tridhjetave, dhe të cilat duan që në këtë mënyrë ta ulin presionin familjar për martesë.

Javën e kaluar ka qenë Viti i Ri Kinez – gjë që në Kinë paraqet kohën kur presioni mbërrin në pikën e vlimit. Miliona kinezë kthehen në fshatrat e tyre, nga qytetet ku punojnë, për të kremtuar festën më të rëndësishme në Kinë, derisa pikërisht në këtë kohë, një numër tejet i madh i grave të pamartuara përballen me familjen e gjerë rreth nevojës për të gjetur bashkëshort. Kështu, po lulëzon edhe industria e "të dashurve me qira".

Ndonëse numri i saktë i qiramarrësve është vështirë të përcaktohet, pasi që kjo nga kinezet vazhdon të konsiderohet opsion i fundit, interesimi për këtë industri është shtuar dukshëm.

Kërkimi në internet i termit "të dashur me qira" është ngritur për 884 për qind në periudhën midis viteve 2012 dhe 2013, kanë bërë të ditur zyrtarë të "Taobaos". Ndonëse ka edhe të dashura me qira, një shikim i shpejtë në internet tregon se shumica e njerëzve që reklamojnë vetveten për shërbime të partnerit të rremë janë burra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail