Nxënësi më i mirë për zdrukthëtari në Francë, shqiptari Armando Kuri pa leje qëndrimi

Nxënësi më i mirë për zdrukthëtari në Francë është një shqiptar i moshës 19 vjeçare, i cili nuk ka pasur leje qëndrimi në vend. Armando Kuri falë rezultateve të tij të shkëlqyeshme në mësimin e zejes, sot do të marrë medlaje në Senatin francez, por ajo që për të paraqet gëzim më të madh është marrja e lejes për qëndrim në Francë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

"Kjo është dita më e bukur e jetës sime", deklaroi Armando Kuri për radion nacionale franceze, i cili sot në Senat do ta marrë medaljen për nxënësin më të mirë të zejes së bashku me 340 nxënës tjerë në kategori të ndryshme.

Deri dje ky djalë i ri shqiptar nuk ka qenë i sigurt se mund ta marrë medaljen, sepse kërcënohej me dëbim nga Franca, për shkak të mospasjes së lejes për qëndrim. Përfundimisht dje ka marrë leje të përkohshme për tre muaj qëndrim, e cila do t'i vazhdohet pastaj.

Për marrjen e lejes për qëndrim ka intervenuar personalisht sekretarja shtetërore për Tregti dhe Zejtari, Karol Delga, sipas së cilës "mësimi i zejes është rrugë e shkëlqyer në rrugën për integrim". Sipas saj "republika gjithmonë duhet t'i ofrojë mundësi perfeksionit, meritave dhe shembullit".

Shqiptari i ri ka arritur në Francë para tre vjetëve, atëherë ai ka marrë statusin e "minorenit të vetmuar". Por pasi që ka mbushur 18 vjeç, ai e ka humbur jëtë statut mbrojtës, që nuk i lejon as të punojë. Por me çmimin që do ta marrë sot në Senat dhe rezultatet e shkëlqyeshme në shkollë, Armando Kuri do të marrë leje që ta vazhdojë jetën e tij në Francë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail