Vajza gjeni: Në moshën 10 vjeçare regjistrohet në fakultet!

Ester Okada (10) nga Walsall i Britanisë së Madhe u pranua në universitet, pa e mbaruar shkollën e mesme, madje as filloren.

Studimet i ka regjistruar në universitetin publik të Britanisë së Madhe. Ajo thotë se dëshiron të përfundojë doktoraturën, pastaj ëndërron të hap një bankë të sajën.

“Aplikimi për fakultet ishte mjaft interesant për shkak të moshës së saj. Ajo u gjend mjaft mirë dhe arriti të marrë pikët maksimale në provimin pranues. Kjo është ajo që ajo dëshironte, sepse që në moshën shtatë vjeçare, kishte planifikuar të regjistrohej në fakultet, por kishte frikë se ishte shumë herët. Tani është e sigurt se ka ardhur koha për të shkuar në fakultet”, shpjegon me krenari nëna Esterit, Omonete.

Ester ka dëshmuar të jetë një nxënëse jashtëzakonisht e talentuar në matematikë, sepse me vetëm gjashtë vjet, kishte notë kaluese në testin, i cili u dedikohet nxënësve të vitit të fundit të shkollës fillore. Edhe vëllai i saj më i ri ka demonstruar njohuri të gjera në këtë fushë.

Nëna e tyre, Omonefe (34) ka vendosur që fëmijët e saj të shkollohen në shtëpi, ndërsa për këtë qëllim një pjesë të shtëpisë ia ka përshtatur për nevojat e djalit shtatë vjeçar, përkatësisht vajzës dhjetë vjeçare.

Ajo do të vazhdojë shkollimin e saj nga shtëpia, ndërsa kur t’i përfundon studimet, ëndërron të bëhet milionere.

Vlen të theksohet se Ester nuk është fëmija i parë që regjistrohet në fakultet në moshën dhjetë vjeçare. Para saj ishte Ruth Lawrence, e cila u regjistrua në Universitetin e Oksfordit. Ajo diplomoi në moshën 13-vjeçare, ndërsa tani është profesoreshë në Institutin Ajnshtajnit për Matematikë, përkatësisht jep mësim në Universitetin hebre të Jerusalemit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail