Në Kinë të jesh beqare, e martuar apo me fëmijë e tregon modeli i flokëve(foto)

Pothuajse në gjithë botën gjatësia dhe mirëmbajtja e flokëve luan një rol të madh në jetën e grave, mirëpo për gratë e fshatit Huangluo në Kinë, flokët e gjata janë një nga gjërat më të çmuara që ato kanë dhe një traditë e zonës. Model i tyre tregon edhe nëse gruaja është beqare, e martuar apo me fëmijë.



Ky fshat përbëhet prej 82 familjeve, të cilat i përkasin grupit etnik "Yao i kuq" dhe këtë emër e ka marrë sipas veshjes tradicionale që ata kanë. Ajo që e dallon këtë fshat nga fshatrat e tjerë kinezë është faktin se të gjitha gratë aty kanë flokë të gjata, kjo për  shkak të traditës që lashtë të tyre.



Gratë e këtij fshati janë aq të fiksuara pas flokëve të tyre saqë ky fshat ka marrë edhe certifikatën zyrtare të Rekordeve të Ginesit për "Fshatin me flokët më të gjata në botë", duke u bërë i njohur thjesht si "Fshati i flokëve të gjata".

Numri i grave në këtë fshat është 120 dhe gjatësia e flokëve të secilës grua është 1.7 metra. Ato i prejnë flokët vetëm një herë në jetë, rreth moshës 16 vjeçe, kur zyrtarisht edhe mund të martohen. Mirëpo edhe kur i presin flokët ato nuk i hedhin ato, por prej tyre bëjnë punime të ndryshme dore të cilat ia japin dhuratë bashkëshortit të tyre të ardhshëm.

Ato kanë një stil të ngjashëm flokësh që dallojnë shumë pak nga njëra tjetra, dallime të cilat paraqesin statusin e tyre. Nëse një grua i ka flokët të mbështjella rreth kokës kjo do të thotë se ajo është e martuar, por nuk ka fëmijë.

Nëse gruaja ka një tufë të vogël flokësh të lidhur nyjë në pjesën e përparme të kokës, kjo do të thotë se ajo është e martuar dhe ka fëmijë dhe, në qoftë se ka shall rreth kokës, kjo do të thotë se ajo është në kërkim të bashkëshortit të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail