Përse meshkujt harrojnë ditëlindjen e grave?

Nga një studim norvegjez del se në të vërtetë, gratë nuk kanë asnjë arsye të shëndoshë që të ndjehen të lëna pas dore, nëse bashkëshorti, apo partneri ka harruar se ajo ka ditëlindjen.

Meshkujt janë harraqe në përgjithësi, dhe kjo është e lidhur me seksin, pra është e lindur dhe e pakushtëzuar.

Kërkuesit e Universitetit te Shkencës dhe Teknologjisë ne Norvegji, pasi kanë analizuar përgjigjet e marra nga 40 mije vullnetare të të dyja gjinive, te cilët u pyeten paraprakisht për datëlindjet e partnerëve të tyre, të emrave, të ngjarjeve dhe disa pyetje të tjera, gjithsej nëntë te tilla, dolën në përfundimin se 89 për qind e meshkujve kishin vështirësi në kujtimin e emrave, krahasuar me 86.pëe qindtë grave.

Po kështu, 79.4 e meshkujve kishin vështirësi në kujtimin e datave të rëndësishme, kundrejt 64.7 të grave.

Ajo që doli gjithashtu nga eksperimenti, tregoi se meshkujt më harraqe janë ato të moshës nga 30 deri në 60 vjeç.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail