Këpucët që rriten bashkë me fëmijën

Мiliona fëmijë në botë, kryesisht në vendet në zhvillim, nuk kanë këpucë për të veshur ose veshin këpucë që nuk u korrespondon numri. Duke qenë se fëmijët rriten shpejt, atyre u duhet të ndërrojnë veshjet, sidomos këpucët, shumë shpesh.



Por, për njerëzit që jetojnë në zonat e pazhvilluara, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë këpucë për fëmijët e tyre, pasojat mund të jenë shumë të rënda. Duke mos treguar kujdes për këmbët, këta fëmijë mund të infektohen nga parazitët që gjenden në tokë ose të përfundojnë me gërvishtje dhe të çara në këmbë.

Duke pasur parasysh të gjithë këto pasoja negative, një shoqatë bamirësie në Amerikë ka krijuar disa sandale që rriten bashkë me fëmijën. Sandalet mund të zgjerohen deri në pesë masa nëpërmjet rripave prej lëkure dhe kopsave, dhe kanë garanci 5 ­vjeçare.

Ideatori i këtyre sandaleve ishte Kenton Lee, i cili ishte inspiruar për krijimin e sandaleve kur punonte në një jetimore në Kenia, në vitin 2007.

"Gati 400 milionë fëmijë në të gjithë botën jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë dhe mbi 300 milionë nuk kanë këpucë për të veshur. Duke
parë këtë gjendje, më lindi ideja për një palë këpucë që mund të zgjerohen çdo herë kur këmbët e fëmijëve rriten",  tha Kenton Lee.

Besoj se me të vërtetë kemi krijuar diçka të jashtëzakonshme, ka shtuar ai.

Lee dhe ekipi i tij ua paraqitën idenë e tyre disa kompanive të këpucëve, por pa sukses. Më në fund ata lidhën një marrëveshje me këpucarin
Gary Pitman, i cili kishte punuar më parë me kompani të tilla si Nike dhe Adidas.

Pitman mori përsipër të krijonte një produkt përfundimtar duke u bazuar tek idetë e Lee. Këpucët shiten për 10 dollarë, dhe deri tani janë blerë nga 2,500 fëmijë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail