Flesh Lajme

10:00/30 maj/2016/

Shkup - Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do të mbajë dy seanca.Në rend të ditës të seancës së parë është shqyrtimi i Raportit vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e kontrollit inspektues dhe procedurës kundërvajtëse për vitin 2015.

Shkup - Në organizim të Drejtorisë për politika të përgjithshme dhe të jashtme të Bashkimit Evropian, gjegjësisht Sektori për aktivitete para inkuadrimit, sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës do të mbahet konferencë ndërparlamentare me temë: "Interaksion mes grupeve politike, partive dhe Qeverisë në procesin e inkuadrimit në BE".

Shkup - Në pritje të fillimit të Kampionatit evropian në futboll në vitin 2016, nikoqir i të cilit është Franca, sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup do të prezantohet projekti "Futboll pa kufij" nga Ambasada e Gjermanisë dhe Instituti francez.

Shkup - Prezantim i "Doracakut në terminologjinë për dhunë të bazuar gjinore për gazetarë dhe punonjës medial", do të mbahet sot në Shkup në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare - Zë kundër dhunës.

Sarajevë - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov është fitues i çmimit vjetor ndërkombëtar "Isa beg Isakoviq", që Bosnja e Hercegovina çdo vit ua ndajnë burrështetasve evropianë.

Shkup - Shoqata e ekonomistëve në zonën industriale Vizbeg sot organizon tribunë në të cilën do të shqyrtohen mundësitë e biznesit dhe problemet me të cilat ballafaqohen kompanitë të cilat punojnë në këtë zonë.

Luksemburg - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot në Luksemburg do të marrë pjesë në shënimin e 40-të vjetorit të ekzistimit të Partisë popullore evropiane (EPP), struktura më e fuqishme politike në Evropë, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Luksemburgu.

Stamboll - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se me atë që nuk duan ndërrim nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Asad, Rusia, Irani dhe SHBA-ja plotësisht kontribuojnë për vuajtjet e sirianëve.

Stamboll - Në qytetin turk Bursë sot do të mbahet Forum tradicional ekonomik ballkanik, ku do të marrin pjesë përfaqësuers nga ekonomia dhe biznesi nga 12 vendet nga rajoni.

Ankara - Pesë pjesëtarë të policisë turke janë plagosur sot gjatë një shpërthimi të një automjeti bombë pranë stacionit policor në qytetin turk Kulp, në afërsi të kufirit me Sirinë, njofton TASS.Tani për tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.

Pragë - Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Aleksandar Vershbou deklaroi se në Samitin e korrikut në Varshavë do të ishte mirë të bëhej përforcimi i "aftësisë efektive të Aleancës".

Bejrut - Negociuesi kryesor i opozitës siriane Mohamed Alush mbrëmë deklaroi se jep dorëheqje pasi negociatat e Gjenevës nën patronazh të KB-së, nuk kanë sjellë zgjidhje politike për konfliktin dhe nuk i kanë zvogëluar vuajtjet e sirianëve.

Xheda - Ministri saudit i Punëve të Jashtme Adel al Xhubeir i bëri thirrje Iranit të ndalet me përzierjen në punët e brendshme të Irakut, duke e akuzuar se i nxit përleshjet fetare në vend.

Karakas - Sulmues të paidentifikuar në Venezuelë vranë 11 njerëz, mes të cilëve tre janë tinejxherë, si dhe një kolumbian, njoftoi Bi-Bi-Si-ja.Sulmuesit u kanë urdhëruar viktimave të dalin nga shtëpitë e tyre dhe menjëherë i kanë vrarë. Kanë ikur nga vendi i krimit me automobilë dhe motoçikleta.

Bagdad - Njësite elite irakiane sot në mëngjes hynë në qytetin Faluxha, i cili konsiderohen si bastion i Shtetit Islamik. Faluxha gjendet rreth 50 kilometra në perëndim nga Bagdadi."Sot në mëngjes ndërmorëm ofensivë mbi Faluxhën", deklaroi për mediat irakiane zëdhënësi i forcave elite për luftë me terrorizimin.

Sijudad Meksiko - Futbollisti meksikan Alen Pulido (26) është rrëmbyer në shtetin federal Tamaulipas, kumtojnë autoritetet meksikane të sigurisë.Pulido është rrëmbyer pranë shtëpisë së tij në Siudad Viktoria, pasi është larguar nga një aheng në të cilin ka marrë pjesë me të dashurën e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail