Flesh

10:00/27 qershor/2016

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

Shkup - Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë do t'i informojë konsumatorët për sigurinë e prodhimeve të tregut dhe dispozitat ligjore me të cilat rregullohet kjo fushë dhe për mundësitë e tregtimit elektronik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Shkup - Në komunën e Strugës dhe të Kërçovës do të formohen këshilla ekonomiko-social lokal. Marrëveshjet për themelimin e tyre do të nënshkruhen sot.

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 107-të në të cilën në rend dite janë propozim-ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligji për sigurim pensional dhe ivalidor dhe Ligji për sigurim shëndetësor, të cilët kanë të bëjnë me realizimin e projektit "Maqedonia punëson 2".

Shkup - Në fshatin Dobrosht të Tetovës, sot do të shënohet përfundimi i rikonstruimit të shtratit të lumit Ponika, që është realizuar në suaza të projektit të USAID për strategji komunale për ndryshimet klimatike, të implementuar nga ana e Milieukontakt Maqedoni.

Shkup - Me rastin e shënimit të 25 vjetorit nga pavarësia e Republikës së Sllovenisë sonte në OBM do të hapet ekspozita "Heronj për një ditë - kthim drejt tre artefakteve urbane të arkitektëve slloven në Shkup".

Shkup  - Ta kultivojmë ushqimin tradicional dhe t'i mbështesim prodhuesit lokal të cilët janë mbrojtës së biodiversitetit, kulturës dhe identitetit.

Athinë - Zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje  në pyllin në Dervenohoria, në veri të Athinës, u nda në dy fronte, që në masë të madhe ua vështirësoi punën zjarrëfikësve, kumtuan mbrëmë autoritetet greke.

Athinë - Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do ta përkeqësojë disponimin minimal të vendeve - anëtare për të vazhduar me zhvendosjen e refugjatëve nga Greqia në shtetet e tjera, deklaroi zëvendësministri grek i Politikës Migruese, Janis Muzalas.

Athinë - Ndikimi i votimit për braktisje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ndaj ekonomisë greke do të duhet me kujdes të hulumtohet, por nuk ekziston çështje për braktisje të Greqisë nga Unioni, deklaroi ministri grek i Financave, Euklid Cakalotos.

Athinë - Votimi i Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian është rezultat i sjelljes arogante të qendrës byrokratike për sjelljen e vendimeve, si dhe e deficitit demokratik në BE dhe ballafaqimit të keq me krizën ekonomike dhe të refugjatëve, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë greke, Olga Gerovasili.

Athinë - Nga 49.000 migrantë dhe refugjatë të cilët për momentin gjenden në kampe në pjesën kontinentale të Greqisë, 35.000 duhet të shpërngulen në shtete tjera evropiane në dy vitet në vijim, shkruan "Katimerini".

Madrid - Partia Konservative Popullore (PP) e kryeministrit aktual spanjoll Marijano Rahoj, fitoi më së shumti vende të deputetëve në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Spanjë, por sërish nuk fitoi shumicë që në mënyrë të pavarur të formojë qeveri.

Vatikan - Papa Françesku paralajmëron në "ballkanizim" të mundshëm të Evropës pas referendumit në Britani, në të cilën u votua braktisja e Bashkimit Evropian.

Londër - Britania e Madhe edhe më tej do të ketë qasje deri te tregu i vetëm i BE-së, edhe krahas asaj që votoi të dalë nga BE-ja, këtë e theksoi lideri i fushatës bregzit, dhe favorit për kryeministrin e ardhshëm, Boris Xhonson.

Bruksel - Britania mundet asnjëherë formalisht të ngrit proces për "ndarje" me Bashkimin Evropian edhe krahas referendumit ne të cilin është vendosur që shteti ta braktis Unionin, deklaroi një diplomat anonim i BE-së, njoftuan mediat perëndimore.

Romë - Kryeministri italian Mateo Renci bëri thirrje që t'i jepet fund politikës së masave për kursim pas "shpërthimit" të shkaktuar nga Brekziti në Evropë.

Bejrut - Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 19 janë lënduar në Liban, pasi sulmues vetvrasës janë hedhur në erë në një fshat në luginën Beka në kufirin me Sirinë.

Ankara - Izraeli dhe Turqia dje nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve pas ndërprerjes gjashtëvjeçare. Pritet kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot t'i kumtojë detajet e marrëveshjes.

Uashington - Tregjet financiare botërore i nënçmuan pasojat e referendumit britanik, por nuk kishte panikë në ekonomi.

Uashington - Pasi Britania e Madhe votoi për braktisjen e Bashkimit Evropian, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri do t'i vizitojë sot Londrën dhe Brukselin, që të dyja palëve t'u japë mbështetje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail