Filloi takimi i tretë i liderëve partiakë

Shkup, 26 maj 2015 (MIA) -  Në Klubin e deputetëve në Shkup, pasdite filloi takimi i tretë  i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja, në tentativë të re për të gjetur dalje nga kriza politike në vend.

Kryeministri Gruevski u shoqërua nga shefi i diplomacisë Nikolla Popovski, Ahmeti nga Artan Grubi, Zaev nga Radmilla Shekerinska, ndërsa Thaçi nga Luan Tresi.

Edhe në takimin  sotëm si vëzhgues do të marrin pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Takimi para një jave përfundoi pa marrëveshje konkrete.

Në takim është konkluduar se për të avancuar negociatat duhet të vërtetohen parimet për negociata, që të sigurohet barazia e të gjitha palëve dhe garancia se ajo që është rënë dakord me të vërtetë do të respektohet.

Ndërkohë në Strasburg u zhvillua edhe një takim i Gruevski dhe Zaevit me tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe eurokomisarit Johanes Han. Diskutim i sinqertë dhe vazhdim i takimeve, thuhej në kumtesën e shkurtër pas 10 orë bisedimesh maratone midis delegacioneve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Në një deklaratë për Radion sllovene, raportuesi evropian për Maqedoninë Ivo Vajgël tha se është nënshkruar non pejpër për bisedime të mëtutjeshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail