KE-ja nuk mohon se po përgatit Përfaqësues special për Maqedoninë

Bruksel, 26 maj 2015 (MIA) - Komisioni Evropian nuk mohon se përmes Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC) të Federika Mogerinit përgatit të dërgojë Përfaqësues special të Bashkimit Evropian për Republikën e Maqedonisë, i cili do të ketë mandat të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike dhe parandalimin nga krijimi i krizës së sigurisë pas ngjarjeve në Kumanovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, në konferencën e sotme për shtyp në ndërtesën e Qeverisë joformale të Unionit, nuk deshi të konfirmojë, por nuk e mohoi shkrimin e MIA-s nga java e kaluar, se Brukseli po përgatit Përfaqësues special, siç ishte në fillim të këtij mileniumi në Maqedoni, sekretari i tanishëm i përgjithshëm i EEAC-s, Alen Le Roa.

"Jo, nuk mund ta konfirmoj këtë në këtë fazë. Por, e dini çfarë është pozita e BE-së në përgjithësi në lidhje me situatën në Maqedoni. E dini se ka ndërmjetësim që zhvillohet nga anëtarët e Parlamentit Evropian, ku gjithashtu ka prani edhe të eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han. Pozita jonë në këtë rast mbetet siç tani më është theksuar", u përgjigj e paqartë zëdhënësja Kocijançiç.

Duke e pas parasysh kohën e shkurtë deri në zgjedhjen e Përfaqësuesit special, negociatat e sotme pushtet-opozitë në Maqedoni i ndërmjetëson ambasadorin e BE-së në Shkup Aivo Orav, si dhe ambasadorin amerikan Xhes Bejli. Megjithatë, për raundet e ardhshme planifikohet prania edhe e Përfaqësuesit special detyra e të cilit do të jetë që t'i bindë partitë politike në vend për ta kthyer Maqedoninë në rrugën integruese euroatlantike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail