Ansambli spanjoll "La Fura dels baus" do ta hapë edicionin e 55-të të Verës së Ohrit

Ohër, 26 maj 2015 (MIA) - Spektakli i madh muzikor-skenik "Karmina Burana" të Karl Orf, në interpretim të ansamblit të njohur botëror nga Spanja "La Fura dels baus" do ta hapë edicionin e sivjetëm të 55-të jubilar në Festivalin "Vera e Ohrit".

Siç paralajmëroi ministrja e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Elizabeta Kançeska-Milevska në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantua programi i edicionit të sivjetëm, do të përfshihen emra të mëdhenj dhe ansamble nga Evropa dhe nga mbarë bota, mbi 30 evente muzikore, 14 shfaqje teatrale, shtatë ekspozita dhe aktivitete të tjera.

"Ansambli i njohur ""La Fura dels baus"  në historinë e vet tridekadësh shënon qindra performanca në mbarë botën dhe më shumë se 100 mijë vizitorë. Në vitin 1992 i hapi Lojërat Olimpike në Barcelonë. Në skenën e Teatrit Antik në hapjen e edicionit të sivjetëm të "Verës së Ohrit", krahas aktorëve eminent dhe solistëve operistik nga Spanja, do të marrin pjesë edhe muzikantët nga orkestri i Operas dhe Baletit të Maqedonisë dhe Filharmonia e Maqedonisë", deklaroi ministrja Kançeska-Milevska.

Drejtoresha e "Verës së Ohrit" Elizabeta Jankullovska paralajmrëroi se në ditët e 40-ta të festivalit do të mbahen mbi 50 evente kulturore, ndërsa artdashësit, siç tha, do të mund të kënaqen në interpretimin e emrave muzikor nga vendi dhe bota.

Sipas kryetarit të komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski, festivali "Vera e Ohrit" sot paraqet dinjitet të madh dhe pasuri të jashtëzakonshme kulturore për Ohrin dhe Republikën e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail