Kuvendi ratifikoi disa marrëveshje dhe konventa, dhe dha mbështetje edhe për disa ligje

Shkup, 26 maj 2015 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 49-të ratifikoi Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë, Marrëveshjen mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Republikës Socialiste të Vietnamit për nxitje të përbashkët dhe mbrojtje të investimeve, Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Marokut, si dhe Konventën për thjeshtëzimin e formaliteteve gjatë tregtisë së mallrave ( version i konsoliduar) dhe Konventa për procedurë transite të përbashkët (version i konsoliduar).

Deputetët i miratuan në leximin e dytë edhe Propozimin shtesë të ligjit për masat doganore për zbatimin e mbrojtjes të të drejtave nga pronësia intelektuale, dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Inspektoratin shtetëror për bujqësi dhe të ligjit për medikamente dhe mjete ndihmëse medicinale.

Mbështetje nga deputetët në lexim të dytë morën edhe ligjet shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka dhe të Ligjit për muze.

Në lexim të parë sot u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë tatimore që ka për qëllim të mundësojë dorëzimin e aktit ligjor tatimor dhe të aktit tatimor dhe me rrugë elektronike me transferimin e të dhënave ose dokumenteve përmes sistemit informativ të Drejtorisë për të Ardhura Publike ose të adresës së fundit të paraqitur të postës elektronike të obliguesit tatimor në Drejtorinë për të Ardhura Publike, me pajtueshmëri paraprake të obliguesit tatimor.

Mbështetje gjithashtu në lexim e parë mori edhe plotësimi i ligjit për Regjistrin Qendror me të cilin jepet bazë për lidhshmëri elektronike në Regjistrin qendror dhe Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive dhe për dorëzim elektronik të të dhënave nga Regjistri Qendror deri tek Agjencia.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve, është lehtësimi dhe procedurë e shpejtë për regjistrimin në kadastër të patundshmërisë.

Kuvendi mbështeti në lexim të parë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punën devizore, qëllimi i të cilit është zvogëlimi i harxhimeve të transaksionit për pagesë ndërkufitare dhe koha për kryerjen e transaksioneve në euro, rritja e gatishmërisë operative të Bankës Popullore për përfshirje në sistemin e bankave qendrore evropiane dhe përforcimi i sigurisë në investim në bankat e autorizuara në letrat e huaja me vlerë.

Deputetët në pjesën e paradites të seancës e filluan edhe debatin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, të cilët duhet të mundësojnë kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e konsumatorëve në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e e-tregtisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail