Fillon festivali teatror ndërkombëtar TPN-Fest

Shkup, 27 maj 2015 (MIA) - Me shfaqjen "Kambanari i Kishës së Shën Marisë në Paris" të teatrit "Sofija" nga Sofja, me regji të Lilija Abaxhieva, sonte do të hapet edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar teatror TPN-Fest.

Në TPN-Fest, i cili do të zgjasë deri më 3 korrik, do të marrin pjesë teatrot kombëtare nga shumë vende të rajonit dhe më gjërë, ndërsa do të ketë edhe punëtori, ekspozita dhe ligjërata...Nga fundi i TPN-Fest në fillim të korrikut, në premierën e shfaqjes së parë  do të realizohet pjesa muzikore "Çikago" pjesa muzikore e parë e licencuar në Maqedoni, e bërë nëpërmjet licencës komplete sipas të gjitha rregullave dhe dispozitave të Broduej.

Në suaza  të TPM-Fest më 2 qershor teatri kombëtar i Budapestit do të marrë pjesë me shfaqjen "Ëndërr e natës verore" nga Uillijam Shekspir, në regji të David Doiashvili, më 5 qershor Teatri kombëtar i Beogradit do të marrë pjesë  me shfaqjen "Kafja e bardhë" nga Aleksandar Popoviq, në regji të Milan Neshkoviq, më 6 qershor përmes Festivalit FIAT nga Podgorica mysafir është shfaqja "Tre motrat" nga Anton Pavloviq, ndërsa në adaptim dhe regji të Ana Vukotiq dhe Sllobodan  Milatoviq, nërsa më 8 qershor Teatri shtetëror turk nga Stambolli do të marrë pjesë me shfaqjen "Kur ky do të ishte film" nga autori Almir Imshireviq, ndërsa në regji të Bilge Emin.

Më 20 qershor do të ketë një bashkëproduksion shumë interesant mes Teatrit kombëtar nga Modena  dhe Teatrit kombëtar  nga Tbilisi, Gjeorgji, ndërsa kjo është shfaqja "Ditari i një të çmenduri", nga Nikollaj Vasileviç Gogol, në regji të Levan Culadze.

Në suaza të TPN-Fest do të ketë dy ditë të hapura për autorët e rinj dhe për projektet e pavarura të Maqedonisë. Do të mbahen edhe dy biseda: me Lilija Abaxhieva sot në mesditë me temën "Teatri im" dhe me regjisorin dhe drejtorin e Teatrit kombëtar nga Budapesti, Atila Vidnjanski.

Në suaza të TPN-Fest do të mbahen edhe dy punëtori të hapura për aktorët, regjisorët, muzikantët, skenografët, kostumografët dhe për të gjithë adhuruesit e teatrit, njëra me Goran Trajkovski me temën "Muzika në prezantimin teatror", ndërsa tjetra me skenografin Valentin Svetizaref me temën "Krijimi i botërave teatrore".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail