Në Prespë do të realizohen projekte infrastrukturore në bashkëpunim me qytetarët

Shkup, 27 maj 2015 (MIA) - Komuna e Resnjës shpalli thirrje publike për ide për dhjetë projekte të vogla infrastrukturore nga sfera e mbrojtjes së ujërave dhe mjedisit jetësor në Prespë.

Në thirrjen publike me ide të tyre mund të marrin pjesë bashkësitë lokale dhe organizata qytetare aktive në territorin e komunës së Resnjës.

Idetë e propozuara duhet të përmbajnë një apo kombinim të masave vijuese: rehabilitim të sistemeve lokale të ujërave, vendosjen apo mbindërtimin e sistemeve moderne për ujitje, ndërtimin e sistemimit për menaxhim me ujërat e zeza, projekte për rregullim themelor të hapësirës dhe pastrimin e deponive pa leje dhe shtretërve të lumenjve nga mbeturinat. Secili projekt do të kushtojë 1.100.000 denarë.

Dokumentacioni i tërësisht për thirrjen publike është i qasshëm në ueb faqen  e komunës së Resnjës.

Projekti zbatohet me mbështetje financiare dhe teknike të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe në bashkëpunim me shumë institucione në nivel lokal dhe nacional.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail