Janë ndarë diploma studentëve postdiplomik në të drejtën e pronësisë intelektuale

Shkup, 27 maj 2015 (MIA) - Dyzet e pestë studentëve postdiplomik sot u janë ndarë diploma për studimet e kryera për të drejtën e pronësisë intelektuale të cilat në suaza të projektit TEMPUS i organizuan Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" në bashkëpunim me Qendrën për studime ndërkombëtare për pronësi intelektuale të Universitetit në Strasburg.

Programi i këtyre studimeve të ciklit të dytë realizohet pesë vjet dhe është i disenjuar nga ekspertët e kësaj fushe nga Franca dhe nga Maqedonia. Nga vitin 2010 në studime janë regjistruar 276 studentë postdiplomik.

Diplomat e dyfishta nga Shkupi dhe nga Strasburgu, të gjeneratës së re ua dorëzoi ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, ambasadorja e Francës Lorens Oer dhe dekani i Fakultetit Juridik Borçe Davitkovski.

Kançeska-Milevska  theksoi se fitimi i kuadros së lartë cilësore në fushën e pronësisë intelektuale  është ndoshta investimi më i madh në përparimin e mbrojtjes të krijimtarisë shkencore dhe artistike në një vend.

Potencoi se në Ligjin për të drejta autoriale dhe të drejtat e ngjashme nga viti 2010 edhe në të dy ndryshimet e tij nga viti 2011 dhe 2013 janë inkorporuar të gjitha rregulloret dhe standardet juridike ndërkombëtare dhe se ligji pozitivisht është vlerësuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasadorja Oer theksoi se e drejta e pronësisë intelektuale është temë aktuale sepse ajo e mbron krijimin, i mbron veprat dhe u lejon autorëve t'i mbledhin rezultatet e punës së tyre.

Dekani Davitkovski shtoi se kuadro në këtë fushë do të jetë nga dobia e madhe për Qeverinë e RM-së kur me BE-në do t'i fillojë negociatat inkuadruese, sepse njëra nga kapitujt është pikërisht mbrojtja e pronësisë intelektuale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail