VMRO-DMPNE: Zaevi konfirmoi se nuk është kryetar i LSDM-së

Shkup, 8 qershor 2015 (MIA) - Zoran Zaev edhe sot konfirmoi se ai nuk është kryetar i LSDM-së dhe se partinë e tij e udhëheq fondacioni SOROS, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj konferencës për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

"Jorastësisht Zaevi, sot i numëroi organizatat joqeveritare të cilat punojnë për SOROS-in, por edhe drejtëpërdrejtë për LSDM-në, madje më vonë në bazë të një skenari të dakorduar, ata të njejtit duhet të dalin dhe ta konfirmojnë atë që ai e fliste dhe të shfaqen si viktima", thuhet në kumtesë.

Nga partia theksojnë se qytetarët e shohin qëllimin e Zaevit, ndërsa ai është që ta prishë stabilitetin e Maqedonisë, ta prishë paqen dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe të shkaktojë pasoja të dëmshme ekonomike nga veprimi i tij politik.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM -ja nga dita në ditë po bëhet parti e cila në çfarëdo lloj mënyre të mundur përpiqet ta fusë Maqedoninë në baltë, në të cilën, siç thuhet në kumtesë, vetë u ngatërruan dhe nga e cila nuk dijnë se si të dalin.

Maqedonia, sipas partisë, fuqimisht do t'u përgjigjet skenareve të zeza të këtilla të Zaevit dhe LSDM-së dhe populli në zgjedhje do t'ia dorëzojë "boma" më e madhe dhe më e fuqishme me të cilën Zaevi ndonjëherë është ballafaquar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail