Gruevski:Zaev erdhi për të mos u dakorduar, që të mos përballet me popullin në zgjedhje

Bruksel, 11 qershor 2015 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, theksoi se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka mbërritur në negociatat e djeshme në Komisionin Evropian në Bruksel me qëllim që të mos arrihet marrëveshje për t'i dhënë fund krizës politike në vend.

Në deklaratë pas negociatave 12-orëshe me ndërmjetësimin e eurokomisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han, eurodeputeti Ivo Vajgëll, sekretari i përgjithshëm i EEAS, Alen Le Roa dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, kryeministri Gruevski tha se qëllimi i Zaevit me minimin e negociatave të djeshme, ka qenë t'ju shmanget zgjedhjeve dhe ballafaqimit me qytetarët e Maqedonisë në të njëjtat.

"Ne sot kemi negociuar mbi 12 orë dhe konstatimi im përfundimtar është se zotëri Zaevi nuk dëshironte të arrijë marrëveshje dhe as nuk iu afrua asaj. Shkaku është se ai nuk erdhi të dakordohet, por ai erdhi të mos dakordohet. Ai ka frikë prej zgjedhjeve. Ai e di se në zgjedhjet e ardhshme do të përjetojë fiasko të rëndë, se do ta përjetojë dështimin më të madh të LSDM-së deri më tani në historinë e tij. As nuk dëshiron të arrijë marrëveshje dhe as nuk dëshiron të ketë zgjedhje. Ky është i gjithë problemi me të dhe me atmosferën të cilën e ndërtoi ditëve paraprake, theksoi se nuk dëshiron të arrijë marrëveshje. Brifingjet dhe intervistat të cilat i kanë dhënë gjatë ditëve paraprake, theksonin se ai do të shkojë drejt një varianti të tillë, të mos vijë pranë marrëveshjes", theksoi në fillim Gruevski.

Për dallim nga kryetari i LSDM-së, i cili u shmang që të ballafaqohet me gazetarët e Maqedonisë të cilat i kanë ndjekur në Bruksel, kryeministri Gruevski iu përgjigj të gjitha pyetjeve pas dialogut të pasuksesshëm. Sipas tij, zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare të parakohshme në Maqedoni janë gjëja që Zaev dëshiron me çdo çmim t'iu shmanget dhe prandaj dështuan negociatat.

"Shkaku është se nëse arrihet marrëveshje, ai duhet të vijë dhe të dalë në zgjedhje. Duhet të dalë para popullit dhe do të humbasë me dështimin më të madh në historinë e LSDM-së. Ai sillej në këtë mënyrë sot, ndërsa e patë se gjatë ditës kanë lëshuar brifingje të ndryshme me shumë spekulime, shumë gjëra të pavërteta të cilat kanë treguar në mënyrë plotësuese se ai ka dashur që t'i prishë negociatat e sotme dhe mundësinë për të ardhur pranë marrëveshjes. Një njeri i cili dëshiron që të arrihet marrëveshje nuk vjen në mënyrë të tillë. Ai dëshiroi që të mos arrijë marrëveshje, fillimisht për të mos shkuar në zgjedhje dhe së dyti sa më shumë ta dëmtojë ekonominë e shtetit. Të ndalojë hapja e vendeve të reja të punës, duke besuar se në një kaos të këtillë të cilin do ta shkaktojë, ai dhe partia e tij se do të ketë këtu diçka politike për të fituar. Ky është qëllimi i tij. As marrëveshje, as zgjedhje, vetëm dëmtim ekonomik për Maqedoninë", shtoi Gruevsi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Zaevi e ka prishur edhe atë që është dakorduar në Shkup javën e kaluar, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm, njeriu i parë i Qeverisë tha se që të realizohet marrëveshja e Shkupit, mbrëmë është dashur të dakordohen detajet se si do të organizohen zgjedhjet e ardhshme.

"Zaev po u shmanget atyre, vendos kushte të tilla për të cilat e di prej më parë se nuk do të dakordohet. Kështu që, qëllimin nuk e ka të dakordohet, por të mos dakordohet dhe të stërzgjatet puna, të gjithë në Maqedoni, i gjithë shteti, dy milionë njerëz të jetojmë si pengje të tij, duke pritur që të zgjidhet njëfarë krize, që të zgjidhen punët, të fillojë të mbytet ekonomia, ndërsa të mos ketë zgjedhje. Shkaku është se ai do t'i humbasë zgjedhjet dhe ai e di një gjë të tillë", u përgjigj Gruevski. 

Për atë nëse ai ka pranuar Qeveri teknike apo kalimtare dhe dorëheqje nga funksioni i kryeministrit para zgjedhjeve të ardhshme, Gruevski u përgjigj: "Sot pati shumë spekulime, ndërsa sikur të ishin të vërteta, duke e përfshirë edhe këtë, atëherë sonte do të kishim marrëveshje. Pse atëherë nuk kemi marrëveshje sonte? Pasi që të gjitha spekulimet të cilat i merrni nga ana e LSDM-së ishin të pasakta", ishte decid kryeministri i Maqedonisë.

Për atë se cila ka qenë pika kyçe për rrëzim gjatë mosarritjes së marrëveshjes, sipas Gruevskit, ai është vetëm lideri i LSDM-së.

"Ai erdhi për të mos u dakorduar. Ai erdhi me pozita të tilla të ndërtuara që në pjesën më të madhe ia ndërtojnë njerëz të tjerë të cilët janë të afërt me LSDM-në, qofshin përfaqësues të organizatave joqeveritare, qofshin profesorë të caktuar universitarë apo disa redaktorë të medieve etj., ata ia ndërtojnë qëndrimet dhe ai vjen me këtë dhe bën gjithçka që të mos dakordohet, pasi që marrëveshja do të thotë rrugë e pastër për zgjedhje të parakohshme në të cilat ai duhet të ballafaqohet me popullin. Jo me Nikolla Gruevskin, vetëm, ai duhet të ballafaqohet me dy milionë votues të Republikës së Maqedonisë dhe ta fitojë besimin e tyre. Por ai e dëshiron të kundërtën. Të mos ndodhin shpejt zgjedhjet, të dështojnë negociatat e këtilla siç dështuan sot, që të shtyhen zgjedhjet të cilat u dakorduan herën e kaluar dhe njëherësh të pësojë ekonomia. Ardhja e investitorëve të rinj të ngecë ose të ndërpritet, të hapen vende të reja pune, të fillojë të mbytet ekonomia dhe ai këtu beson se do ta gjejë shpëtimin e tij politik. Se nuk do të shkojë ekonomia, do të ndalojë hapjen e vendeve të reja të punës, do të bjerë prodhimi industrial, do të bjerë eksporti dhe ndoshta ai këtu do të fitojë diçka që ose të mos humbasë ose të humbasë më pak, pasi që nëse tani shkojmë në zgjedhje, do ta përjetojë dështimin më të madh në historinë e LSDM-së", konstatoi Gruevski.

Për atë se çfarë pason pas këtyre negociatave të pasuksesshme, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë tha se ai është i gatshëm të vazhdojë të bisedojë:

"Ne jemi tërësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona dhe marrëdhënia jonë në këtë proces ishte shumë, shumë e kujdesshme. Kemi qenë shumë të kujdesshëm edhe ditëve paraprake, me qëllim që të mos japim kurrfarë deklarate e cila do të krijonte probleme në këto bisedime dhe të mos ndërmarrim hapa të cilat do të krijojnin probleme për diskutimet e sotme dhe kjo qasje do të vazhdojë edhe në të ardhmen", konstatoi Gruevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail