Minstri Izairi për vizitë në UNIDO në Vjenë

Shkup, 22 qershor 2015 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, sot gjatë vizitës të punës në UNIDO (United Nations Industrial Development Organization) në Vjenë u takua me drejtorin e përgjithshëm të organizatës, Li Jong, zëvendësin e tij, Taizo Nishikava dhe me drejtorin e programit për zhvillimin teknik dhe bashkëpunim, Dega për menaxhim me mjedisin jetësor, Stefan Sikars.

Siç kumtoi Ministria, Izairi në takim ka biseduar për bashkëpunimin e suksesshëm midis Ministrisë dhe UNIDO në 20-të vitet e kaluara, duke filluar nga implementimi i projekteve për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe zbatimin e obligimeve ndaj Protokollit të Monterealit për substancat të cilat a varfërojnë shtresën e ozonit, më pas për zbatimin e projekteve për reduktimin dhe eliminimin e ndotësve perzistentë organik dhe zbatimin e obligimeve ndaj Konventës së Stokholmit, por gjithashtu edhe për bashkëpunimin e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat merren me menaxhimin me kimikate.

"Theks i veçantë i është vendosur shqyrtimit të aspekteve të realizimit të projektit ekzistues "Menjanimi i barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e remediacionit të lokacioneve të kontaminuara me α- HCH, β- HCH dhe lindan në OHIS". Krahas të tjerave me këtë rast janë shqyrtuar edhe mundësitë për involvimin dhe mobilizimin e kapaciteteve ekzistuese të vendit për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve për dekontaminimin dhe remediacionin e lokacionit të kontaminuar me α- HCH, β- HCH dhe lindan në rrethin e OHIS", qëndron në kumtesë.

Ministri Izairi gjatë vizitës në UNIDO në Vjenë shoqërohet nga Marin Koçov, udhëheqës i Zyrës për POPs dhe Zyrës për mbrojtjen e shtresës së ozonit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Janë realizuar takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë, në mesin e së cilëve me Fukuja Lino, udhëheqës i projektit, Filipe Sholtes, drejtor drejtues i Programit për zhvillim teknik dhe bashkëpunim dhe me Kirli Ilioski, ambasador i Maqedonisë në misionin permanent të Kombeve të Bashkuara në Vjenë, theksohet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail