Në shkollat profesionale regjistrohen rreth 1.000 nxënës më shumë se në gjimnaze

Shkup, 26 qershor 2015 (MIA) - Në afatin e parë të qershorit për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoni janë regjistruar 12.007 nxënës, nga gjithsej 17.948 të paraqitur. Nga nxënësit e regjistruar, pjesa më e madhe apo 6.405 janë në arsimin profesional, ndërsa 5.416 nxënës në gjimnaz. Në gjimnazin sportiv janë regjistruar 186 nxënës.

Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të cilët janë regjistruar në shkollat e mesme, 8.893 do ta ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 2.839 nxënës mësimin në gjuhën shqipe, 107 nxënës do ta ndjekin mësimin në gjuhën turke ndërsa janë regjistruar 168 përsëritës.

Vende të lira në afatin e dytë janë gjithsej 23.017 nxënës prej të cilëve pjesa më e madhe, apo 15.392 vende të lira për mësim në gjuhën maqedonase, 6.728 vende të lira për mësim në gjuhën shqipe, 845 vende të lira për mësim në gjuhën turke, 34 vende të lira për mësim në gjuhën serbe dhe 18 vende të lira për përsëritës.

Nga raportet për numrin e nxënësve të regjistruar si dhe për numrin e vendeve të lira në paraqitjen e dytë të afatit të parë për regjistrim, nga shkollat publike të mesme në Republikën e Maqedonisë mund të shihet se regjistrimi në gjimnaze ka përfunduar në Gjimnazin "Zef Lush Marku", Gjimnazin "Nikolla Karev", Gjimnazi "Orce Nikollov", SHMQSH "Georgi Dimitrov", SHMQSH "Rade Jovçevski Korçagin", të gjitha në Shkup dhe SHM "Josip Broz Tito" - Manastir.

Regjistrimi në arsimin profesional ka përfunduar në SHM "Nace Bugjoni" - Kumanovë në drejtimin e mjekësisë në paralelet për në gjuhën shqipe, në SHM "Dr. Pançe Karagjozov" - Shkup, në drejtimin e mjekësisë edhe atë në profilet arsimore: infermiere në gjuhën maqedonase dhe shqipe, teknik i dhëmbëve dhe teknik laboratorik farmaceutik në gjuhën shqipe dhe teknik fizioterapeist në gjuhën maqedonase.

Regjistrimet kanë përfunduar edhe në SHM "Cvetan Dimov" - Shkup në drejtimin ekonomik, juridik dhe tregtar për profilin arsimor shitës, SHM "Lazar Tanev" - Shkup në drejtimin hotelierik-turistik për profilin teknik hotelierik, SHM "Niko Nestor" - Strugë në drejtimin ekonomik, juridik dhe tregtar për profilin ekonomik teknik në gjuhën mësimore maqedonase.

Në numrin e përgjithshëm të nxënësve të regjistruar dhe vendeve të lira për afatin e dytë, nuk është llogaritur numri i nxënësve të shkollave të mesme muzikore dhe shkollës së mesme për arte të aplikuara pasi që nxënësit në këto shkolla japin provime shtesë.

Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë ka edhe në arsimin profesional edhe në gjimnaze. Në gjimnazet janë të lira 5.635 vende, në shkollat profesionale 17.330 vende, ndërsa 52 vende të lira janë në gjimnazin sportiv.

Vende të lira për regjistrimin e nxënësve në paraqitjen e dytë të afatit të parë ka në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë. Paraqitja e dytë e afatit të qershorit dhe regjistrimit të nxënësve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 1 korrik 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail