Departamenti amerikan i Shtetit e publikoi Raportin vjetor për të drejta të njeriut për vitin 2015

Uashington, 26 qershor 2015 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit dje e shpalli Raportin vjetor për respektimin e të drejtave të njeriut në botë në vitin 2014 në të cilin vlerësohet se shkelje kryesore të të drejtave të njeriut dalin nga grupet terroriste në ngritje, në Lindjen e Afërt.

"Më shqetësuese është përhapja e grupeve si Daesh (ISIS), Al Kaeda, Boko Haram, Al Shabab. Rastet e shumta të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e këtyre terroristëve u bënë të njohura në botë dhe vazhdojnë të na shokojnë, vrasje, tortura, dhunime, dëbime në baza fetare, robëri... Komuniteti botëro absolutisht ka për obligim t'i mposhtë këto grupe", deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri, gjaët prezantimit të raportit në Uashington.

Keri u bëri thirrje edhe të gjitha shteteve që ta shikojnë raportin e përgatitur nga ana e Departamentit të Shtetit, duke thënë se çdokund, prëfshirë edhe në SHBA, ka hapësirë për përmirësim të gjendjes së të drejtave të njeriut.

Në raportt për shtetet nga Ballkani, mes të cilave edhe Maqedonia, korrupsioni është cekur si problem kryesor me të cilin po përballet Ballkani.

Për Maqedoninë, në Raport janë cekur kryesisht vër5ejtje për sundimin  e së drejtës dhe gjendjes në mediume, ka vërejtje edhe në pjesën për kushtet nëpër burgje dhe diskriminimi i romëve dhe pakicave seksuale.

"Problemet më të rëndësishme me të drejtat e njeriut dalin nga niveli i dukshlm i korrupsionit, vazhdon kufizimi i lirive mediale, përzierja në gjyqësi dhe akuzimet selektive. Përzierja politike, mosefikasiteti, favorizimi ndaj personave me pozita të mira, proceset e gjata, shkelja e së drejtës për gjykim publik dhe korrupsioni e karakterizojnë sistemin gjyqësor", shkruan në raport.

Në pjesën e raportit kushtuar gjendjeve në mediume, ceket se gazetarë dhe Shoqata e gazetarëve e Maqedonisë shpesh kanë paraqitur raste të mosrespektimit të lirisë së mediumeve nga ana e pushtetit, prëderisa në raportin e OSBE-së për zgjedhjet e vitit 2014 ceket se shumica e mediumeve të cilat i ka vëzhguar kjo organizatë, kanë anuar nga Qeveria. 

"Një numër shumë i kufizuar i zërave mediale në mënyrë aktive shprehin qëndrime pa restrikcion. Mediat dhe raportimi edhe më tej ishin ndarë në mënyrë etnike dhe politike", shkruhet në raport.

Në lidhje me organizatat joqeveritare theksohet se grupet vendore dhe ndërkombëtare funksionojnë në Maqedoni kryesisht pa kufizim dhe publikim të raporteve për respektimin e të drejtave të njeriut. raporti thekson se pakicat etnike, para së gjithash shqiptarët, kanë vazhduar të reagojnë për shkak të përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucionet publike edhe pse përfaqësimi i tyre po rritet.

Në lidhje me të drejtat e bashkësive seksuale (LGBTI) theksohet se ka pasur shumë qëllime të incidenteve të shkaktuara nga paragjykimet, kërcënimet dhe shfrytëzimin e gjuhës fyese ndaj tyre, para së gjithash, sulmin e tyre ndaj qendrës për mbështetje të bashkësisë LGBTI në muajin tetor të vitit 2014, me ç'rast autorët nuk ishin kapur. U theksua se në qershor qendra LGBTI ka organizuar "javë të krenarisë" me ç'rast nuk ka pasur provokime ose incident.

Raporti në mënyrë shtesë vëren se burgjet e Maqedonisë nuk i plotësojnë standardet evropiane, shpeshherë janë të stërmbushura, me të punësuar të pamjaftueshëm dhe ofrojnë kujdes të papërshtatshëm shëndetësor.

Raporti i Departamentit amerikan të shtetit thekson se është ndaluar shfrytëzimi i punës së fëmijëve, nën 15 vjet, por se ka shembuj për detyrim që fëmijët të lypin ose të shesin cigare në rrugë, para së gjithash në komunitetin rom. Komuniteti rom është theksuar edhe në pjesën e raportit për kufizim të të drejtës së lëvizjes së lirë, ku theksohet se 3.686 personave, kryesisht romë, u është ndaluar që ta lëshojnë vendin, për shkak të dyshimit se do të tentojnë të kërkojnë azil në ndonjë shtet evropian.

kritika ka edhe për vendet e BE-së si Polonia, Çekia, Hungaria... në lidhje me korrupsionin, ndikimin ndaj mediave, autocenzura, për zgjedhjet, për fjalën e urrejtjes e cila vjen nga politikanët dhe personalitete të tjerë të shquar, antisemitizëm, për diskriminim të romëve dhe të emigrantëve.

Në pjesën e raportit për Poloninë në sferën e gjyqësisë theksohet se është rritur numri i rasteve të cilat prolongohen, si dhe të jetëgjatësisë së procedurave gjyqësore që e pengon  zbatimin e të drejtës. Në lidhje me situatën me mediat në këtë vend evropian theksohet se ligji për ndjekje penale të shpifjeve e kufizon lirinë e shprehjes dhe të mediave përmes dekurajimit të diskutimeve, publikimeve dhe publikimit të materialeve në internet të cilat kanë kritike për përfaqësuesit qeveritar.

Edhe pse Kushtetuta siguron lirinë e fjalimit edhe të medieve ekzistojnë ligje të cilat i kufizojnë liritë, qëndron midis tjerash në vlerësimet për mediet në Poloni.

Në pjesën e korrupsionit u theksua se korrupsioni në vend mbetet problem edhe krahas angazhimit të autoriteteve për ballafaqim me të. Diskriminim është konstatuar te gratë në tregun e punës, te pakicat etnike dhe te popullata LGBT.

Në Hungari për shembull janë konstatuar mangësi në fushën e zgjedhjeve. "Në raportin e Misionit për ndjekjen e zgjedhjeve theksohet se zgjedhjet janë zbatuar me efikasitet, u është mundësuar votuesve përzgjedhje e lloj-llojshme e kandidatëve të regjistruar, edhe pse partia kryesore në pushtet gëzonte epërsi për shkak të rregullativave restriktive për fushatën, megjithatë ishte i njëanshëm njoftimi i medieve dhe nuk janë ndarë qartë aktivitetet e qeverisë dhe të partisë gjatë fushatës, thuhet në raport.

Për Bullgarinë gjithashtu nënvizohen parregullsi në zgjedhje si pohimet për blerjen e votave. Në pjesën e medieve konstatohet përkeqësim i mjedisit medial dhe rritje e vetëcensurës si rezultat i presionit të politikanëve dhe bizneseve të mëdha. Korrupsioni, theksohet midis tjerash, vazhdon ta pengojë aftësinë e qeverisë dhe ta minojë besimin e opinionit dhe të bizneseve në gjyqësi dhe institucionet e tjera qeveritare me procese gjyqësore afatgjate.

Edhe në raportin për Spanjën është theksuar korrupsioni si një prej problemeve. Theksohet se korrupsioni është i pranishëm në strukturat qeveritare përmes keqpërdorimeve të kryera nga përfaqësues të lartë të cilët janë involvuar në korrupsion dhe kanë krijuar përshtypje për pasiguri. Diskriminim është konstatuar në lidhje me pakicat etnike duke i përfshirë edhe romët, si dhe kundër bashkësisë LGBT dhe dhunës kundër myslimanëve.

Raste me blerjen e votave kanë paraqitur edhe disa organizata joqeveritare gjatë zgjedhjeve në Çeki. Edhe në këtë vend konstatohet se korrupsioni mbetet problem edhe krahas angazhimeve të autoriteteve për ballafaqim me këtë fenomen.

Në raportin e Departamentit Shtetëror për Greqinë theksohet se edhe pse Kushtetuta dhe ligjet lejojnë të drejtën e shoqërimit, Qeveria vazhdon t'u imponojë kufizime shoqatave të qytetarëve të cilat identifikohen si maqedonas etnikë. Edhe pse, Qeveria e njeh të drejtën e individit për t'u vetëpërcaktuar, shumë individë të cilët paraqiten si anëtarë të një grupi pakicë kanë vështirësi që lirshëm ta shfaqin identitetin dhe kulturën e tyre. Qytetarët të cilët identifikohen si turq, vllehë, romë, arvanitë apo maqedonas më kot kanë kërkuar Qeveria t'i njohë si pakica", shkruan në raportin për Greqinë, ku shtohet se kërkesat e "grupeve sllovene të cilët identifikohen si maqedonas" janë refuzuar me elaborimin se disa milionë grekë etnikë gjithashtu identifikohen si maqedonas.

Ky është Raporti i 39-të i Departamentit shtetëror i cili e jep pasqyrën me gjendjen e respektimit të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut në botë. Dokumenti ka për qëllim të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut, madje edhe në pjesët më të largëta të planetit dhe ta mbështesë punën e aktivistëve për të drejta të njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail