Përzgjedhen shkollat më të sigurta dhe më të pastërta

Shkup, 29 qershor 2015 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup ka zgjedhur tre shkolla fillore dhe dy të mesme, më të sigurta dhe më të pastërta në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2014/2015.

Në konkurrencë të 18 shkollave fillore, vendi i parë i takoi SHF "Vllado Kantarxhiev" nga Gjevgjelia, i dyti SHF "Klimenti i Ohrit" në fshatin Draçevë në komunën Kisella Vodë dhe vendi i tretë për SHF "Klimenti i Ohrit" nga Makedonski Brod.

Në kategorinë e shkollave të mesme  kanë arritur gjashtë aplikacione, nga të cilat për më të sigurta dhe më të pastërta janë përzgjedhur dy shkolla në Shkup - "Vllado Tanevski" (vendi i parë) dhe "Nikolla Karev" (vendi i dytë).

Thirrja publike për "Shkollë më të sigurt dhe më të pastër" është në kuadër të projektit me emër të njëjtë, qëllimi i së cilës është rritja e sigurisë dhe higjienës në shkollë.

"Përzgjedhjen e ka kryer një komision profesionist, i formuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të aplikacioneve të arritura dhe ekspertizës në vetë shkollat. Për shkollat e përzgjedhura do të pasojnë çmime shtesë, të sigurzar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail