Bejta në Koloninë Artistike "Gostivari - 2015"

Gostivar, 30 qershor, 2015 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në ekspozitën kolektive dhe ndarjen e mirënjohjeve për artistët pjesëmarrës në Koloninë Artistike "Gostivari - 2015", që organizohet nga Shoqata e Artistëve Figurativ "Draodacum", me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit.

"Artistët, pjesëmarrës në koloninë artistike, për pesë ditët e kaluara sa qëndruan në qytetin e Gostivarit, patën rastin të njihen me kulturën, traditat dhe doket e popullit gostivaras, duke shtuar se ato me vete do të marrin kujtimet për qytetin e Gostivarit, kurse pas vetes lejnë punimet artistike që krijuan brenda kohës së qëndrimit të tyre në Gostivar", tha Bejta në fjalimin përshëndetës.

Kryetari i Shoqatës "Draodacum", Reshat Ameti shprehu falënderim për kryetarin e Komunës, Nevzat Bejta si dhe drejtorin e Qendrës për Kulturë, Luan Zenku për mbështetjen e dhënë në realizimin e edicionit të 10-të me radhë të Kolonisë Artistike, e cila siç tha, tashmë është shndërruar në Koloni serioze ndërkombëtare, kurse qytetin e Gostivarit e qaujti OKB-ja e artit dhe artistëve figurativ.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibariq, i cili ndodhet për vizitë në Gostivar, si i ftuar në manifestimin për Ditën e Komunës.

Në Koloninë Artistike "Gostivari - 2015", që financiarisht mbështetet nga Komuna e Gostivarit, pjesëmarrës ishin 50 artistë të artit figurativ nga 15 shtete të ndryshme të Botës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail