U shënua dita e Komunës së Gostivarit

Gostivar, 30 qershor, 2015 (MIA) - Me një ceremoni rasti të mbajtur në mjediset e Qendrës për Kulturë, për të dytin vit me radhë është shënuar Dita e Komunës së Gostivarit, 29 Qershori i vitit 1992.

Në prani të mysafirëve të ardhur nga Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina, drejtuesve të institucioneve shtetërore, atyre fetare, kulturore dhe sportive, deputetë, këshilltarëve dhe administratorëve komunal, si dhe qytetarëve të shumtë të Gostivarit, fillimisht fjalën e mori kryesuesi i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu.

"Kam nderin që sot në një ditë të veçantë për komunën tonë, në emrin tim dhe në emër të të gjithë këshilltarëve të ju përshëndes dhe në këtë ditë kur sublimohen rezultatet e arritura drejtohem para jush me shumë punë të kryera, me shumë projekte të realizuara, dhe këto rezultate na radhitën në mesin e komunave më të dalluara në vend. Në periudhën që kaloj jemi dëshmitar të ndodhive të cilat rëndë e ngarkuan jetën politike në vend. Por ne këshilltarët e komunës së Gostivarit edhe përpos situatës së ngarkuar politike, mund të mburremi me angazhimin e përbashkët të këshillit në miratimin e shumë programeve dhe projekteve në dobi të çdo qytetari dhe me këtë të lehtësojmë dhe përmirësojmë jetesën në komunën tonë", tha Musliu.

Pasi përshëndeti të pranishmit në sallë, me theks të veçantë kryetarin e Komunës së Stari Gradit nga Bosnje e Hercegovinës, Ibrahim Haxhibariq, deputetin nga Shqipëria Fatmir Toçi, drejtoreshën e Institutit të Librit dhe promocionit nga Tirana, Irena Toçi, muftiun Shaqir Fetahu dhe Branko Manojlovski, theksoi se Dita e Komunës së Gostivarit është një datë historike për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, ngase pikërisht më 29 qershor të vitit 1992 në Gostivar filloi demokracia, liria dhe barazia me zgjedhjen e kryetarit shqiptar të komunës përmes votës dhe vullnetit të qytetarëve, duke e përshëndetur me këtë rast kryetarin e atëhershëm të Komunës së Gostivarit, Enver Zenku.

Kryetari i komunës, Nevzat Bejta theksoi se nga qershori i vitit 2014 dhe deri tani janë realizuar mbi 60 investime shumica e të cilave kapitale dhe me rëndësi të madhe për qytetarët e Gostivarit.

"Programi jonë zgjedhor i paraparë të realizohet për katër vite është drejtë përfundimit për vetëm dy vite të mandatit tonë. Përmirësimi i kushteve në arsim ka qenë një prej prioriteteve kryesore. Investuam në shumë shkolla. Arritëm që shkollat publike t'i bëjmë më të mira se shkollat private. Disa nga këto investime u realizuan me buxhetin e komunës së Gostivarit, dhe disa investime të tjera me financa të siguruara nga donacione të ndryshme nga brenda dhe jashtë Maqedonisë. Dua të përmendet mbështetja e dhënë nga firmat e ndryshme private të Gostivarit, të cilët ndanë mjete nga buxheti i tyre familjar për të ndihmuar shkollat tona, për çka ju shprehim mirënjohje dh falënderim publik", tha mes tjerash Bejta, i cili me këtë rast po ashtu theks të veçantë i kushtoi bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Ai shtoi se i është kushtuar rëndësi bashkëpunimit me institucionet dhe rezultat është se brenda dy viteve Komuna e Gostivarit realizon mbi 40 projekte me fonde ndërkombëtare. Dëshiroj të përmendi dy projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë dhe Kosovën dhe që financohen nga IPA fondet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, dëshiroj të përmend edhe bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të frytshëm me ambasadën e Zvicrës dhe organizatat qeveritare nga ky vend. Në kuadër të projektit SECO "Ujë të pijshëm për Gostivarin”, po përgatitet Master Plani nga ekspertë zviceranë, i cili parashikon që brenda 40 vitesh i gjithë sistemi i ujësjellësit në Komunën e Gostivarit të jetë ndërruar tërësisht", tha Bejta.

Për sa u takon sferës së Kulturës, kryetari Bejta ta se janë ruajtur shumë manifestime kulturore. Shumica e tyre u realizuan nga Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit. Ndihmuam dhe financuam shumë aktivitete dhe projekte të shoqatave të ndryshme kulturore dhe artistike.

"Sportit i dhamë një shtytje dhe ndihmesë të madhe, ku do veçoj mbështetjen e fuqishme për Klubin e futbollit 'Gostivari'. Një investim shumë i rëndësishëm dha i rrallë po ndodh edhe në stadiumin e qytetit ku punojmë që i njëjti të bëhet një stadium me standarde siç kërkohen. Gjatë kësaj periudhe në Këshillin komunal sollëm vendimin me të cilin u bë çregjistrimi i përhershëm i detyrimeve tatimore të vjetra të qytetarëve të Gostivarit. Këto punë i bëmë bashkë me bashkëpunëtorët e mi, me administratën komunale, drejtorët dhe të punësuarit në ndërmarrjet dhe institucione, me institucionet qeveritare dhe ndërkombëtare, prandaj suksesi është i të gjithëve", tha mes tjerash, Bejta.

Më pas, fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibariq, i cili shprehu lumturinë që ndodhet në Gostivar, aq më tepër në muajin e shenjtë të Ramazanit. Haxhibariq tha se bashkëpunimi dhe binjakëzimi i Komunës që drejton me komunën e Gostivarit, erdhi si rezultat i ndërmjetësimit të mërgimtarëve nga Gostivari që jetojnë dhe veprojnë në Bosnje dhe veçanërisht në Sarajevë dhe Stari Grad, duke shprehur fjalë miradije për punën e tyre të ndershme atje, dhe duke falënderuar drejtuesit e Komunës së Gostivarit për mikpritjen e përzemërt.

Të pranishmit në sallë patën rastin të ndjekin nga afër edhe dokumentarin televiziv dedikuar investimeve të kryera nga Korriku i vitit 2014 deri në Qershor të vitit 2015 në territorin e Komunës së Gostivarit, me ç’rast u prezantuan më se 60 projekte të realizuara.

Për të dytin vit me radhë, po ashtu është shpallur edhe qytetari i nderit për vitin 2015 në Komunën e Gostivarit. Këtë epitet e fitoi veprimtari i çështjes kombëtare dhe autori i shumë librave gjuhësore Sadulla Zendeli – Daja.

Ndërkohë, ashtu sikurse edhe vitin e kaluar u ndanë mirënjohje për personalitete të ndryshme nga fusha e shkencës, artit, kulturës, sportit, biznesit e tjerë, për të arriturat në karrierën e tyre. Ndër to mirënjohje në emër të komunës së Gostivarit mori edhe veterania e këngës shqipe, Hanife Sejfulla – Reçani, si dhe Armend Imeri, Lokmani Musliu dhe Artan Emini për arritje në teknologjinë informative.

Shënimi i Ditës së Komunës së Gostivarit kaloi nën shoqërimin e tingujve muzikore të orkestrës profesionale në dirigjim të profesor Jeton Pustina, ndërsa programi filloi me këngën dedikuar qytetit të Gostivarit nga solistët e rinj gostivaras.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail