Prej nesër kufizohet lundrimi i skuterëve dhe varkave nëpër liqene

Ohër, 30 qershor 2015 (MIA) - Prej nesër fillon kufizimi për lundrim  të skuterëve dhe varkave në ujërat e liqeneve natyrore në Maqedoni. Ndalesa për lëvizje është deri më 31 gusht, në periudhën prej orës 11 deri në orën 19 në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit. Varkat megjithatë, nuk guxojnë të lundrojnë në ujërat e liqeneve prej orës 21 deri në orën 05.

Njeriu i parë i Kapitanërisë Goran Ustijanoski paralajmëroi ndryshime rreth lëvizjes së objekteve lundruese, por për atë konkretisht pasi do të përfundojë shënimi.

"Pas shënimit do të vijojnë ndryshime në regjimin e lundrimit, por konkretisht do të dihet se kur do të përfundojë shënimi", deklaroi Ustijanoski për MIA-n.

Kufizimet për lundrim të skuterëve, sipas tij, janë për sigurinë e notuesve dhe të pjesëmarrësve në lundrim. Për mosrespektimin e vendimit është parashikuar gjobë prej 800 eurove, por Ustijanoski theksoi se së pari do të veprojnë në mënyrë edukative dhe parandaluese me këshillim.

"Ekzistojnë shkelje për të cilat menjëherë mundemi të japim ndalesë, menjëherë të sanksionojmë, por ekzistojnë disa mungesa ku mundemi të këshillojmë, të japim afat deri kur mund të largohen mangësitë. Përderisa ai afat nuk respektohet atëherë hyn në fuqi ndalesa  për lundrim,  por nëse vazhdohet me lundrim edhe më tutje do të caktohen gjoba", sqaroi Ustijanoski.

Për shkak të arsyeve të sigurisë, natën do të ndalohet lundrimi i varkave nëpër ujërat e liqeneve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail