Veljanoski u takua me ambasadorin italian në Maqedoni Beleli

Shkup, 30 qershor 2015 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot pati takim me ambasadorin italian, Ernesti Beleli.

Në kumtesë theksohet se ambasadori Beleli ka theksuar se është i njoftuar me gjendjen aktual në Kuvend dhe se vlerëson se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe të vazhdojë me punë me kapacitet të plotë, pasi që të gjithë duhet të tregojnë ndjenjën e përgjegjësisë gjatë zgjidhjes së situatës.

Veljanoski, duke u pajtuar se opozita duhet të kthehet sa më parë, e theksoi angazhimin e deritanishëm në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se kjo gjendje politike më së shumti e dëmton shtetin.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i Veljanoskit, midis të tjerash, është folur për përzgjedhjen e sekretarit të ri ekzekutiv të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të bëhet në kuadër të hapjes së sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare në fillim të korrikut të këtij viti, ku do të marrë pjesë edhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori Beleli theksoi se bashkëpunimi multirateral është veçanërisht i rëndësishëm, por se nevojitet intensifikimi i diplomacisë parlamentare në nivelin bilateral, gjegjësisht rritje e dinamikës së takimeve dhe komunikimeve midis parlamenteve të Italisë dhe Maqedonisë në të gjitha nivelet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail