Prej sot energjia elektrike me çmim më të ulët

Shkup, 1 korrik 2015 (MIA) - Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët prej sot zvogëlohet për 0,33 për qind.

Vendimin dje e komunikoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, i cili të hënën mbajti seancë përgatitore, në të cilën i shqyrtoi raportet nga kompanitë energjetike.

Kryetari i Komisionit rregullator Dimitar Petrov në konferencë për shtyp theksoi se ulja e çmimit ka të bëjë me shpenzimet e zvogëluara dhe të ardhurave të zvogëluara të kompanive.

Pjesëmarrje më të madhe në çmimin përfundimtar do të ketë ELEM 50,6 për qind, EVN 44,16 dhe MEPSO 5,24 për qind.

Petrov informoi se kompanitë kanë pasur vërejtje për metodologjinë, për të cilën paralajmëroi se janë të mundura ndryshime në periudhën e ardhshme.

Faturat me ulje të çmimit të energjisë elektrike qytetarët do t'i marrin në gusht. 

Korrigjimi i ardhshëm i rregullt i çmimit të energjisë elektrike do të jetë në korrik të vitit të ardhshëm. Çmimi në periudhën e ardhshme njëvjeçare mund të ndryshojë vetëm në qoftë se kompanitë energjetike kanë rritje ose ulje të shpenzimeve për më shumë se 5 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail