Janë ndarë koncesione për ndërtimin e tre hidrocentraleve të vegjël në Lumin e Markos

Shkup, 1 korrik 2015 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesi i shoqatës Indigo Hidro Maqedoni SHPK Shkup sot nënshkruan Marrëveshje për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimit të tre hidrocentraleve të vegjël në Lumin e Markos.

Siç informojnë nga MMJPH-ja, ndarja e koncesioneve për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike në këtë lokacion është në kuadër të tenderit të gjashtë për hidrocentrale të vegjël.

"Pas përfundimit të evaluimit dhe miratimit të Raportit të Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e koncesionit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e solli Vendimin për zgjedhjen e ofertës më të volitshme dhe për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit nga Lumi i Markos, me ndërtimin e tre centraleve hidroelektrike në grupe. Në pajtim me këtë vendim, ofruesi i përzgjedhur, Indigo Hidro Maqedoni SHPK Shkup, i plotësoi të gjitha kushtet nga tenderi dhe me të është arritur Marrëveshje për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimit të CHEM Mavrovë 143, 144 dhe 145, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 1752,80 kilovatë", kumtoi MMJPH.

Vlera e përgjithshme investuese e projekteve kushton rreth 4 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail