Bujqit nga shtëpia do të mund të aplikojnë për bashkëfinancimin për makineri të re

Shkup, 1 korrik 2015 (MIA) - Bujqit dhe ekonomitë e regjistruara prej sot deri më 1 shtator të këtij viti do të munden në mënyrë elektronike të shtrojnë kërkesa për bashkëfinancimin e investimeve të tyre për makineri të re për kultura të drithit dhe kultura industriale.

Agjencia Pagesore e publikoi shpalljen publike të parë të këtij lloji dhe siç paralajmëroi, deri në fund të vitit 2015 në mënyrë elektronike do të mund të aplikohet për të gjitha masat e tjera si dhe për shpalljet IPARD.

Aplikimi elektronik vazhdon nga mesi i këtij muaji për masat për ngritjen e vreshtave dhe pemishteve të reja.

"Për herë të parë kemi publikuar thirrje të tillë në të cilën shfrytëzuesit mund të shtrojnë kërkesa prej shtëpive të tyre. Thjeshtë nevojitet, pas aplikimit elektronik, dokumentet të shtypen dhe nënshkruhen, të dorëzohen deri te Agjencia pagesore", tha në konferencën për shtyp drejtoresha Biljana Vukoviq.

Sipas saj, udhëzime të hollësishme ka në ueb faqen e Agjencisë, ndërsa aplikimi elektronik mund të bëhet në linkun e-kërkesa ipardp.gov.mk.

Vukoviq përkujtoi se shfrytëzuesit nuk guxojnë të fillojnë me realizimin e investimit para marrjes së marrëveshjeve me Agjencinë.

"Parimi i bashkëfinancimit është i ngjashëm si për masat e tjera. Mbulohen 50 për qind e shpenzimeve të pranueshme, të miratuara, pesë për qind më shumë kanë të drejtë të fitojnë bujqit e rinj prej 18 deri në 40-vjeç, dhjetë për qind plus jepen për rajonet me mundësi të kufizuara, ndërsa 15 për qind më shumë, parashihen për kombinimin e këtyre të dyjave - bujk i ri  në një rajon me mundësi të kufizuara", sqaroi drejtoresha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail