Ndryshimet klimatike janë reale

Shkup, 1 korrik 2015 (MIA) - Ndryshimet klimatike janë reale dhe të dukshme dhe duhet të flitet për to që të shohim se çka mund të bëjmë që t'i parandalojmë. Opinioni duhet të informohet  për ndryshimet që i shkaktojnë emisionet e dioksidit të karbonit në atmosferë sepse ato ndikojnë në mjedisin jetësor, në shëndetin e njerëzve, në prodhimtarinë e ushqimit...

Këtë e theksoi Iv Lers, gazetar ekspert për çështjet nga fusha e mjedisit jetësor në punëtorinë e sotme me temën "Si të tërhiqet interesi i opinionit  për ndryshimet klimatike" të organizuar nga Ambasada franceze në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programi për zhvillim të KB-së (UNDP).

Sipas tij për ngritjen e vetëdijes për ndryshimet e klimës është e rëndësishme që njerëzit të njihen me pasojat e mundshme të këtyre ndryshimeve të cilat na presin për 20-30 vjet, por edhe për nevojën të veprohet tani dhe menjëherë, ndërsa jo të pritet në përgjigje nga institucionet.

Në ktë kontekst shton duhet të shfrytëzohen shembujt e suksesshëm nga vendet dhe mjediset e tjera, por edhe se nuk duhet të shmangen skenaret katastrofale dhe të frikësohen njerëzit.

Në konferencën e ardhshme botërore për ndryshimet klimatike, e cila sërisht do të mbahet në Paris, prej më 30 nëntor deri më 11 dhjetor të këtij viti,  me negociatat për gjetjen e mekanizmave për zvogëlimin e emisioneve të gazrave të qelqta, krahas vendeve të mëdha, të cilat vlejnë edhe si ndotës më të mëdhenj, do të përfshihen edhe vendet në zhvillim. Maqedonia, thotë është mes 30-të vendeve të para  të cilat kanë përgatitur raporte për gjendjet me ndryshimet klimatike.

"Ndryshimet klimatike janë të pranishme gjirthkund dhe më së shumti kanë të bëjnë me çështjet e energjisë, të transportit dhe gjithçka që shfrytëzon energji. Në Maqedoni 70 për qind e gazrave të qelqta  janë nga prodhimtaria e energjisë elektrike. Nuk e di nëse transporti hyn në të ose jo, por ndotja atmosferike në Maqedoni është gjithmonë problem dhe ajo i detyrohet më së shumti transportit të pastërt. Ne ende nuk kemi transport të pastërt, përkatësisht transport i cili aspak nuk shfrytëzon energji, por ideja është të gjenden mënyra për prodhimtarinë e energjisë të cilët nuk do të ndotin. Këtu keni shumë ujë i cili mund të shfrytëzohet, sepse ajo është energjia e cila është e rindërtuar, gjithashtu edhe energji solare...Duhet të shihet edhe ndikimi i ndërtimtarisë dhe të pajtoheni me direktivat e BE-së në këtë pjesë", thotë Lers.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në suaza të përgatitjeve për forumin e ardhshëm global në Paris përgatit projekt-dokument për "kontribute nacionale adekuate për ndryshimet klimatike", me të cilin ambicia është deri në vitin 2030 të arrihet zvogëlimi i emisioneve të gazrave të qelqta  për 30, përkatësisht 36 për qind. Zvogëlimi ka të bëjë me CO2 emisionet nga bashkëdjegia e karburanteve fosile me pjesëmarrje dominante  të sektoreve të furnizimit me energji, ndërtesa dhe transport, me të cilat mbulohen pothuajse 80 për qind e emisioneve të tërësishme të gazrave të qelqta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail