Komisioni për transport dhe lidhje i mbështeti ndryshimet e Ligjit për transport në qarkullimin rrugor

Shkup, 1 korrik 2015 (MIA) - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor në lexim të parë sot fitoi mbështetje nga Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji i cili rekomandoi ndjekjen e tij në procedurë të mëtejme kuvendore.

Me ndryshimet e propozuara të ligjit, siç informon zëvendësministri i Transportit, Nimetula Halimi, është paraparë të vendoset mekanizëm i ri me të cilin do të mundësohet kontroll relevant dhe i besueshëm i transportuesve të cilët bëjnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Me dy paragrafe të reja në nenin 38 propozohet që krahas dokumenteve të tjera, në automjetet e transportuesve duhet të ketë edhe listë evidentuese për transport të udhëtarëve. Listën evidentuese për transport të udhëtarëve e mban transportuesi me tre kopje për çdo transport të kryer ndërkombëtar, e ruan në afat prej 24 muajve dhe një kopje detyrimisht lihet në Drejtorinë e Doganave në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë, informon Halimi.

Forma dhe përmbajta e listës evidentuese për transport të udhëtarëve, të dhënat të cilat i përmban, mënyra e ruajtjes dhe mbajtjes së saj duhet t'i nxjerrë përcaktojë ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas ndryshimeve ligjore, si linjë e posaçme e transportit do të konsiderohet edhe transporti i punëtorëve sezonalë. Ndryshimi është me kërkesë të Shoqatës së transportuesve. Është propozuar që afati i lejes të jetë tre muaj.

Deri te Komisioni për transport dhe lidhje nuk u parashtruan amendamente për ndryshimet e propozuara dhe plotësimet e ligjit për transport të materieve të rrezikshme në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor dhe për rrugët publike në lexim të dytë, për ç'arsye u mbështetën pa debat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail