Vera e Shkupit 2015

Në suaza të manifestimit "Vera e Shkupit 2015" sonte në Stacionin e vogël do të hapet ekspozita "Nëna e madhe dhe dragoi", në Suli an do të mbahet Festival i filmave dokumentarë muzikorë, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit koncert i ansamblit për muzikë moderne "Sonoris".



Ekspozita e stolive dhe tantellave "Nëna e madhe dhe dragoi" është e Biljana Klekaçoska - disajnere nga Maqedonia e stolive  e cila me qasje moderne autoriale krijon në teknikën e filigranit dhe Tina  Koder Grajzar - disajnere sllovene e cila në mënyrë autoriale krijon tantella .

Si medium themelor dhe fushë të shprehjes që të dy disajneret zgjedhin teknika të vjetra artizanale, të lidhura organisht me mjedisin, rajonin nga i cili vijnë. Si pikë fillestare të projektit të përbashkët ato zgjedhin nga një simbol nga vendet në të cilat jetojnë dhe krijojnë "Nëna e madhe hyjneshë" nga Shkupi dhe "Dragoi i Lubjanës".

Në muzeun e qytetit të Shkupit koncert do të mbajë ansambli për muzikë moderne "Sonoris". Do të performojnë Lejla Bqiri - flautë, Shkelzen Baftiari - piano, Marijan Milloshovski - fagot, Igor Bakrevski klarinetë dhe Marijana Naumovska - soprano.

Ansambli për muzikë moderne "Sonoris" është themeluar nga kompozitori dhe drejtori artistik - Vullnet Tairi në vitin 2007 në Gostivar. Ansambli është i përbërë prej muzikantëve nga spektri më i gjerë edhe atë: kompozitorë, instrumentalistë, solo këngëtarë, si dhe pedagogë, të cilët janë profesionalizuar në fushën e muzikës moderne.

Në Fakultetin për art figurativ - Suli an, sonte do të mbahet Festivali i filmave dokumentarë muzikorë.

Do të shfaqen filmat "Shtëpia e të rinjve" - Shtip/Maqedoni me regji të Tanja Simonovska, "Dita të jetë e gëzuar" me regji të Lubica Popovskës dhe "Unë jam andergraund" në regji të Mitko Trajanovskit dhe Aleksandar Manevit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail