Ndahen koncesionet për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në lumin Zherovnicë

Shkup, 2 korrik 2015 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe një përfaqësues i shoqërisë HIDROGEN ENERXHI GRUP SHKP Shkup, sot, nënshkruan Marrëveshje për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në lumin Zherovnicë.

Siç njofton MMJPH, ndarja e koncesioneve për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike në këtë lokacion është në kuadër të tenderit të gjashtë për centrale hidroelektrike të vogla.

"Pas përfundimit të vlerësimit dhe miratimit të Raportit të Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e koncesionit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e solli Vendimin për zgjedhjen e ofertës më të volitshme dhe ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit të lumit Zhernovicë, me ndërtimin e dy centraleve hidroelektrike në grup. Në pajtim me këtë vendim ofruesi  i përzgjedhur Konzorciumi i përbërë nga FEROINVEST SHPK SHKUP dhe HIDROGEN GRUP SHKUP themeloi shoqëri për dedikim të veçantë "HIDROGEN ENERXHI GRUP" SHPK Shkup me të cilin është dakorduar Marrëveshja për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vogla Zhirovniçka 5 dhe 6 me fuqi instaluese të përgjithshme prej 1.239 kilovat", kumtoi MMJPH.

Fuqia e përgjithshme investuese e projekteve kushton rreth 2,5 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail