Përbërja e re e KSHPK-së ka vepruar për 79 lëndë, ka zgjidhur 39

Shkup, 2 korrik 2015 (MIA) - Përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) në periudhën nga 14 prilli e deri më 1 korrik të vitit 2015 ka trashëguar 105 lëndë nga sfera e korrupsionit, veprimi për të cilat ka qenë vijim, nga ana e përbërjes së vjetër, ndërsa ka formuar gjithsej 37 lëndë të reja pas denoncimeve për ekzistim të elementeve për korrupsion nga qytetarë, persona juridik dhe të tjerë. Në periudhën e theksuar është vepruar për 79 lëndë, prej të cilët 39 janë zgjidhur.

Këto janë të dhëna të cilat në konferencën e sotme për shtyp i prezantoi kryetari i KSHPK-së Goran Milenkov, i cili foli edhe për Programin shtetëror për parandalim dhe represion të korrupsionit 2016-2019, për Projektit IPA Tuining "Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe për Regjistrin e funksionarëve në Republikën e Maqeodnisë dhe për RRVP konekcionin me Drejtorinë Doganore me të cilën mund të kryhet kontroll i të dhënave për të punësuarit në doganë me qëllim të verifikimit të listave anketuese për gjendjen pronësore.

Me fillim të mandatit të përbërjes së re të KSHPK-së është bërë edhe pranimdorëzim i 111 lëndëve nga sfera e përplasjes së interesave, veprimi për të cilat ka qenë në vijim. Sipas Milenkovit, përbërja e re e KSHPK-së ka hapur gjithsej 42 lëndë të reja, të parashtruara nga persona zyrtarë, eprorë të tyre gjegjësisht funksionarë, të cilët udhëheqin me organe shtetërore, nga parashtrues anonimë, si dhe për paraqitjes, nënvizoi, nga persona tjerë të interesuar. Nga lëndët e sapohapura, theksoi kryetari i KSHPK-së, kanë përfunduar 25. KSHPK-ja ka shqiptuar 5 vërejtje publike personave zyrtarë të cilët kanë qenë në përplasje të interesave, ndërsa ka pranuar 53 deklarata për interesa.

KSHPK-ja në periudhën e theksuar ka dorëzuar 20 ankesa kundër aktvendimeve të shkallës së parë të miratuara në procedurë kundërvajtëse që i dorëzoi në vitin 2013 kundër anëtarëve të Këshillit të më shumë komunave.

"KSHPK-ja në periudhën nga 14 prilli i vitit 2015 e deri më sot ka kontribuar që buxheti i Republikës së Maqedonisë në bazë të gjobave të shqiptuara në procedura gjyqësore dhe të tjera të rritet për 20.284 euro", theksoi Milenkov.

Kryetari i KSHPK-së Milenkov nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se pse në konferencën për shtyp ka folur për formën, e jo për përmbajtjen dhe për jofunksionalitetin e Komisionit.

Në pyetjen se nëse KSHPK-ja ka hapur ndonjë lëndë pas zërave ose në ndonjë mënyrë tjetër në bazë të regjistrimeve të publikuara nga bisedat e përgjuara nga ana e opozitës, Milenkov theksoi se "e gjithë kjo është në procedurë gjyqësore". pas këtyre dy pyetjeve të gazetarëve, kryetari i KSHPK-së Goran Milenkov e braktisi konferencën për shtyp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail