Spasov i vizitoi familjet shtëpitë e të cilëve pësuan nga zjarri i shkaktuar nga rrufeja

Kavadar, 2 korrik 2015 (MIA) - Ministri i Punës  dhe Politikës Sociale Dime Spasov sot i vizitoi familjet shtëpitë e të cilëve pësuan  nga zjarri pas rrufesë  që goditi gjatë motit të keq i cili mbrëmë e përfshiu rajonin e Kavadarit.

"Bëhet fjalë për tre objekte të goditura të cilat janë djegur nga rrufeja. Këtu jetojnë gjashtë familje. Intensivisht punohet në largimin e materialit të dëmtuar dhe rrënojat  dhe shpejtë pritet të zbatohen aktivitetet ndërtimore me qëllim që të bëhen kulme të reja në objektet. Ajo do të bëhet falënderim i bashkëpunimit të mirë të vetëqeverisjes lokale me bashkësinë e biznesit dhe Odën ekonomike rajonale të cilët do të ndihmojnë me gjysmën e mjeteve të nevojshme për konstrukcionin e kulmit", tha ministri.

Ai shtoi se plotësisht Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Qendrën për punë sociale nga Kavadari  do të sigurojë ndihmë në para në vlerë prej rreth 6 mijë euro, përkatësisht  nga 30 mijë denarë për amvisëritë, si nga Ministria ashtu edhe nga Qendra. Ato, tha, do të jenë para për rregullimin e objekteve dhe nevojat parësore. Kryqi i Kuq, shtoi Spasov, gjithashtu do të dalë në ndihmë  me ndihmën e parë përkatëse.

"Besoj se për dhjetë ditë njerëzit do të kthehen në shtëpitë e tyre", theksoi ministri.

Kryetari i komunës së Kavadarit Aleksandar Panov përkujtoi se fatkeqësia elementare ka ndodhur  në bashkësinë urbane Kulla. Madje gjatë ditës së djeshme, informon ai,  është filluar me punët përgaditore për sanim  nga ana e bashkësisë së biznesit, e cila ashtu siç tha, ndihma e parë është në ballë me Mitko Jançev, kryetar i Odës ekonomike rajonale.

"Është ngritur edhe nismë dhe gjatë javës së ardhshme me vendim të Këshillit komunal të Kavadarit do të ndahet ndihma në para. Për konstrukcionin e kulmit nevojiten diku mbi 10 mijë euro, para të cilat do të sigurohen gjysma nga komuna dhe bashkësia e biznesit. Kryerësi i punës do të jetë vendor", theksoi kryetari i komunës dhe dërgoi apel të ndihmojnë të gjithë të cilët munden ta bëjnë atë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail