Todorov: Mjekët më të ndërgjegjshëm për sistemin "Termini im" në krahasim me vitin e kaluar

Shkup, 2 korrik 2015 (MIA) - Me të dhënat e sistemit "Termini im" kemi detektuar mjekë të cilët tre apo më shumë se tri herë gjatë një muaji janë vonuar më shumë se një orë në kontrollin e parë të caktuar. Publikisht u obliguam se vazhdimisht do ta ndjekim gjendjen, do ta njoftojmë opinionin për këtë dukuri dhe do të kërkojmë prej drejtorëve të ndërmarrin masa deri në anulimin e plotë të kësaj dukurie.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Numri i mjekëve të cilët nuk i kanë respektuar terminet e caktuara muajin e kaluar për 15 herë është më i vogël në krahasim me shatorin e vitit të kaluar, kur filloi të ndiqet kjo dukuri.

"Njëmbëdhjetë mjekë janë vonuar tre apo më shumë herë, më shumë se një orë në terminin e parë të caktuar. Në shtator, kur filluam me këtë aktivitet kemi pasur 162 raste të këtilla. Kjo flet për uljen drastike të numrit të mjekëve të cilët vonohen në termin e parë të caktuar", tha Todorov.

Qëllimi, siç potencoi, është me ashpërsimin e kritereve shtesë ta reduktojmë këtë dukuri e cila ndikon në mënyrë negative në tërë sistemin shëndetësor, i prek pacientët të cilët janë lënë të presin para derës së mbyllur të mjekut. Këtë dukuri duhet ta parandalojmë.

Sipas të dhënave të sistemit "Termini im" muajin e kaluar dy ose më shumë se dy herë, më shumë se një orë janë vonuar 31 mjekë. Në mesin e tyre më së shumti janë mjekë nga Spitali i përgjithshëm Gostivar, gjashtë, Spitali klinik Manastir, Spitali i përgjithshëm Ohër dhe Poliklinika "Jane Sandanski" nga tre dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit "8 Shtatori" dhe Klinika universitare për radiologji, vetëm dy mjekë.

Në një pjesë të institucioneve shëndetësore publike në shtet nuk ka asnjë mjek i cili është vonuar në këto korniza kohore, dy herë më shumë se një orë. Këtu bëjnë pjesë 31 shtëpi shëndeti dy stacione shëndetësore, Likovë dhe Hekuranë. Todorov i ndau Shtëpia e shëndetit Vallandovë, 3D Vinicë dhe 3D Prilep.

Sipas tij, është e mirë situata e 26 klinikave universitare, në mesin e të cilave e ndau Klinikën universitare për kardiokirurgjinë shtetërore ku aspak nuk ka vonesa, si edhe te gjashtë ente dhe 13 spitale.

Anulimin pacientët mund ta bëjnë duke u paraqitur në numrin e telefonit 15 444 apo me dërgimin e mesazhit SMS në numrin 144 194 me përmbajtje numrin e udhëzimit. Ekipi i sistemit "Termini im" rregullisht dërgon SMS mesazhe deri te pacientët për përkujtimin për terminet e caktuara.

"Të dhënat e sistemit 'Termini im' tregojnë përmirësim. Anulimi i termineve muajin e kaluar është për 8 për qind më i madh në krahasim me muajin maj. Në qershor janë anuluar gjithsej 25.668 termine, ndërsa në muajin maj janë anuluar gjithsej 23.806 termine", tha Todorov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail