Fushatë për më shumë femra në sferat teknologjike

Shkup, 2 korrik 2015 (MIA) - Organizata "Vajza në teknologji" (Girls in Tech in Macedonia) fillon fushatë "Local ambassadors Hunt" me inkuadrimin e numrit sa më të madh të grave dhe vajzave në sferat teknologjike në Maqedoni.

Qëllimi përfundimtar i fushatës, krahas njohjes me misionin e "Vajza në teknologji" është që të angazhojnë të ashtuquajtura ambasadore lokale në më shumë qytete nëpër Maqedoni, me qëllim që të formohet rrjet i fuqishëm nga koordinatorët përmes të cilëve do të ndikohet deri te anëtarët përfundimtar të organizatës.

Përqëndrim i organizatës Girls in Tech Macedonia është promovimi, rritja dhe suksesi i grave sipërmarrëse dhe inovatore në hapësirën teknologjike. Organizata doli nga nevoja për qendra motivuese, por edhe e resurseve për gratë e moshave të ndryshme të cilat janë të involvuara në industirnë teknologjike në vend.

Target grupe janë vajzat e reja të cilat dëshirojnë të fillojnë karrierë në TI ose janë në fillim  dhe gratë të cilat veçmë zhvillojnë karrierë në sferat teknologjike ose të ngjashme. ideja është që përmes shembujve inspirues që të motivohen më të rinjtë si grup në zhvillim, njofton organizata.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail