Me "Verën e bardhë" fillon sezoni turistik veror në Ohër

Ohër, 3 korrik 2015 (MIA) - Me manifestimin "Vera e bardhë" prej sot zyrtarisht fillon sezoni turistik veror në Ohër. Në kuadër të manifestimit, i cili do të zgjasë deri më 5 korrik, për herë të dytë këtë vit do të mbahet edhe festivali internacional, multikulturor i rrugës "Baskerfest". Ngjarja qendrore do të jetë nesër në "Natën e bardhë", me koncert të "Sllatkarnistika", Tajzi dhe "Saund mesinxhers".

Udhëheqësi i Sektorit për turizëm dhe zhvillim lokal ekonomik pranë Komunës së Ohrit Gjoko Apostolov theksoi se me "verën e bardhë" do të paralajmërohen të gjitha aktivitetet verore për pasurimin e ofertës turistike në qytet.

Është paraparë që në sheshin e vogël të ketë prezantim të zanateve dhe aftësive në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare dhe shoqata të zejtarëve.

Në pajtim me programin për mbajtje të festave dhe manifestimeve sot dhe më 5 korrik objektet hotelierike do të punojnë me orar të vazhduar të punës, përderisa nesër në "Natën e bardhë" tradicionale do të jenë me orar të pakufizuar të punës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail